"Tirana, zgjidhja te vije brenda ligjeve shqiptare"
INTERVISTA E DYTE/ "Ky eshte nje proces teresisht shqiptar. Fjalen per vendimin perfundimtar e ka Kolegji Zgjedhor". Keshtu shprehet ne nje interviste per Deutsche Welle-n, ambasadorja e Gjermanise ne Shqiperi Carola Müller-Holtkemper. Kurse duke "korrektuar" mediat e majta shqiptare, thekson: "Kete te hene me eshte drejtuar pyetja nga gazetaret nese une kisha perjetuar ndonje situate te tille te ngjashme diku tjeter. Pergjigjen une ia projektova procesit aktual qe po ndodh ne Shqiperi. Une u jam pergjigjur gazetareve, se megjithese nuk kam nje panorame te plote se cfare ndodh ne rreth 200 vende te botes, sipas pervojes sime, nje proces te tille - dhe ketu i referohem mungeses se komunikimit mes aktoreve te medhenj te politikes shqiptare - nje proces te tille pra, nuk e kam perjetuar ndonjehere"
Zonja Ambasadore, qe nga mbremja e 8 majit kur jane mbyllur kutite per zgjedhjet lokale, ende procesi per rezultatin final ne bashkine e Tiranes eshte duke u shqyrtuar ne Kolegjin Zgjedhor te Gjykates se Apelit dhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Si do ta pershkruani kete situate paszgjedhore ne bashkine kryesore te vendit?
Me shume se tre jave kur jane mbyllur kutite e votimit procesi per shpalljen e fituesit ne bashkine e Tiranes nuk eshte mbyllur. Situata mbetet ende e paqarte. Une mendoj se ka ardhur koha qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit, te marre nje vendim te vetin dhe shpresoj shume, qe ky vendim te merret brenda kuadrit ligjor ekzistues ne Shqiperi. Te merret ne menyre sa me transparente dhe i pandikuar politikisht. E themi si komunitet nderkombetar, si Bashkim Europian se ofrojme ndihmen tone, konsulencen dhe asistencen tone ligjore ne qofte se do te jete e nevojshme. Ne jemi te gatshem ta bejme kete ne rast se do te na kerkohet ne marrjen e ketij vendimi te rendesishem. Por me lejoni te them qe ky eshte nje proces shqiptar dhe partite politike duhet te bien dakord dhe te gjejne konsensusin me njera tjetren.
Kur ju thoni se jeni te gatshem per asistence dhe konsulence per kete proces cfare keni parasysh konkretisht?
Do te permendja p.sh. ketu asistencen qe mund te jepej nga Komisioni i Venecias, qe mendoj se ne kete fushe mund te ishte nje institucion qe disponon pervojen dhe kompetencen e nevojshme. Kete te hene mua me eshte drejtuar pyetja nga gazetaret nese une kisha perjetuar ndonje situate te tille te ngjashme diku tjeter. Pergjigjen une ia projektova procesit aktual qe po ndodh ne Shqiperi. Une u jam pergjigjur gazetareve, se megjithese nuk kam nje panorame te plote se cfare ndodh ne rreth 200 vende te botes, sipas pervojes sime, nje proces te tille - dhe ketu i referohem mungeses se komunikimit mes aktoreve te medhenj te politikes shqiptare - nje proces te tille pra, nuk e kam perjetuar ndonjehere.
Aktualisht ne pritje te shqyrtimit te ankesave nga subjektet konkurruese ne Kolegj dhe KQZ ka ende qendrime te kunderta dhe fajesim te ndersjelle mes perfaqesuesve te politikes, per ate qe konsiderohet si ushtrim presioni ndaj ketyre institucioneve. Sipas mendimit tuaj, cili do te ishte qendrimi qe duhet te mbante politika ne kete periudhe te shqyrtimit te ankesave?
Sikurse e permenda dhe me pare, ky eshte nje proces teresish shqiptar. Fjalen e ka Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit per vendimin perfundimtar. Krahas kesaj do te ishte normale qe partite politike shqiptare, ne vend qe te fajesojne dhe akuzojne njera-tjetren te arrijne te gjejne rrugen e bashkepunimit per te miren e interesit kombetar.
Intervistoi: Arben Muka