E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rama mban peng vendin për interesa mafioze

Ministri i Transporteve dhe njëkohësisht deputet i Qarkut të Fierit, Sokol Olldashi ka sulmuar ashpër kryetarin socialist Edi Rama, lidhur me atë që ai e quajti marrje peng të institucioneve për interesa të tij personale. Këto deklarata Olldashi i bëri gjatë analizës së zgjedhjeve të 28 Qershorit nga dega lokale e Partisë Demokratike në Fier.
Olldashi “Rama di të krijojë vetëm familje mafioze, Beso, Dulaku, Kokëdhima.”
Ministri Olldashi ka theksuar edhe njëherë se kërkesa e Ramës për të hapur kutitë e votimit është antikushtetuese dhe cënon rëndë shtetin ligjor.
Olldashi “Rama e bëri vetë kodin dhe tani do të bëjë edhe gjykatësin.”
Duke iu referuar certifikimit të zgjedhjeve nga ndërkombëtarët Olldashi tha se ishin arritjet e standarteve që bënë të mundur vendimin për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe vullnetin e shprehur për liberalizimin e vizave brenda vitit 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›