E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions Laegue, Grupi C ndeshje vendimtare

Grupi C është e panjohura e madhe e Champions League. Kush do të arrijë të kualifikohet? Të katër skuadrat mbeten në garë për 2 vendet. Milan është në pole position. 7 herë fituesit e Champions do të presin Marseille që ka vetëm një pikë më pak. Milan ndeshjen e parë e ka fituar. Madridi me pikë të barabarta me Milanin duket se do ta ketë më të lehtë me Zurihun. Real shpreson gjithashtu edhe në fitoren e Milanit ndaj Marseille.
Grupi A
Më Bordeaux pranë kualifikimit vëmendja në grupin A të Champions kthehet tek Juventus e Bayern Munchen. Italianët janë vetëm dy pikë larg skuadrës franceze dhe kanë ende shpresë, por Bordeaux kërkon të konfirmohet si lider i grupit nëse do të arrijë fitoren edhe në ndeshjen e sotme. Bayernit i duhet patjetër të fitojë me izraeitët, të cilëve iu ka mbetur shpresë vetëm për në Europa League, nëse mundin gjermanët.
Grupi B
Në grupin B, lufta për kualifikim do të bëhet mes CSKA se Moskës dhe Volfsburgut. Ndërsa Manchester wshtw thuajse i kualifikiar dhe sonte luan në fushën e vet me Besiktas.
Grupi D
Në grupin D, Chelsea dhe Porto janë të sigurta dhe përballja mes tyre do të vendosë cili ekip do të kryesojë grupin. Nuk është e parëndësishme, pasi vendi i parë do të sillte një ekip më të lehtë në fazën e ardhshme. Ndërkaq bileta për Europa League do të diskutohet mes APOEL dhe Atlético de Madrid në Qipro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›