E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Antimafia, fazë e re kundër krimit

Një hap të rëndësishëm drejt një faze të re në luftën kundër krimit të organizuar. Kështu i ka konsideruar ministri i Brendëshëm, Lulzim Basha ligjin antimafia dhe atë për konfiskimin e aseteve, gjatë një takimi që ai i me Komisionerin e Përgjithshëm të Policisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Fernand Koekelberg.
Duke paraqitur një pasqyrë të përgjithshme të rezultateve të Policisë së Shtetit kundër të gjitha aktiviteteve kriminale, e në veçanti ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, ministri Basha theksoi se arritjet në këtë fushë e renditin Shqipërinë si vendin më të sigurtë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, ai tha se Shqipëria nuk përbën më një vend domethënës për tranzitin e drogave apo trafiqet e paligjshme. Po kështu, ministri Basha foli në këtë takim edhe për luftën e vazhdueshme kundër akteve korruptive në të gjithë sektoret e administratës publike. Këtu ai përmendi faktin se vetëm javët e fundit janë goditur 12 raste të tilla. Këto rezultate morën edhe vlerësimin e komisionerit Koekelberg, i cili përgëzoi edhe vullnetin për bashkëpunimin mes strukturave policore të dy vendeve për goditjen e elementeve kriminale. Ai shprehu interesimin dhe angazhimin e plotë të policisë federale të Belgjikës për shkëmbimin e informacionit dhe ekzekutimin e fletë-arresteve dhe për ekstradimin e personave të kërkuar në dy vendet. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori belg në Tiranë.
Diplomati Mishilsen e përgëzoi qeverinë dhe ministrinë e Brendëshme për progresin e bërë për përmbushjen e detyrimeve në rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe vlerësoi përmbushjen e standarteve të kërkuara në zgjedhjet parlamentare të qershorit, si dhe rezultatet domethenëse në përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave, luftën kundër krimit dhe trafiqeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›