Berisha: Transparencë mbi paligjshmërinë në mbarë vendin
Kryeministri paralajmëroi pezullim të vendimit për shitjen e 1310 metrave katrorë tokë shtetërore në Parkun “Rinia”. Berisha foli me tone të ashpra në mbledhjen e qeverisë duke paralajmëruar dërgimin e kësaj çështjeje në Prokurori për ndëshkimin sikundër tha të përvetësuesit të truallit dhe atij që autorizoi vendimin. Kryeministri radhiti gjithashtu dhe rastet e parashikuara në ligj për shitjen e pronës shtetërore. Ligji i vitit 1995 ndalon shitjen e saj për efekt të kthimit dhe kompesimit të pronës dhe parashikon vetëm dy raste se kur toka mund të shitet.
Pasi citoi ligjin, kryeministri e publikoi rastin e Parkut “Rinia” si shkelje flagrate të ligjit.
Berisha paralajmëroi fillimin e një procesi të tërë identifikimi dhe ndëshkimi të paligjshmërisë që sikundër tha nis me qendrën e Tiranës dhe shtrihet nga Velipoja në Ksamil.
Kryeministri tha se anullimi i vendimit për qendrën e Tiranës do të vijë për miratim në mbledhjen e rradhës së qeverisë. Berisha ngarkoi ministrin Olldashi të përgatisë gjithë dokumentacionin e nevojshëm në këtë funksion. Mbledhja e qeverisë mori vendim dhe për dëmshpërmbilimin e ish-të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre. Kjo shtresë, tha kryeministri si dhe ish-pronarët do të gëzojne vëmendjen maksimale të qeverisë që ai drejton.