E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Policia e shtetit e gatëshme të sigurojë rendin dhe qetësinë

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka deklaruar se Policia e Shtetit është e gatshme të sigurojë rendin dhe qetësinë pavarësisht thirrjeve për dhunë të artikualuara së fundmi në mitingjet e Partisë Socialiste. I ftuar në edicionin e orës 19 e 30 në Televizionin Klan, Basha tha se strukturat e shtetit nuk do të tolerojnë në asnjë rast interesat mafioze të destabilizojnë vendin. Duke iu referuar çështjes së liberalizimit të vizave, ministri Basha tha se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tashmë pret vetëm verifikimin e ekspertëve të Komisionit Europian. Sipas tij pajisja brenda marsit e rreth 600 mijë shqiptarëve me pasaporta biometrike dhe siguria e kufijve do të hapë më shpejt se ç’ishte parashikuar dritën jeshile për lëvizjen e lirë të shqiptarëve.
Për ministrin Basha jo vetëm liberalizimi i vizave por edhe pranimi i shqyrtimit të këkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat është një dëshmi e progresit që vendi ka bërë në këto katër vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›