Meta Prioritet ujesjellesi i Shkodres dhe stacionet elektrike

Ne oret e para te mengjesit te se dieles zevendeskryeministri Ilir Meta dhe ministri i Puneve Publike edhe Transporteve Sokol Olldashi inspektuan Ujesjellesin e Shkodres. Meta dhe Olldashi u njohen nga afer me situaten si dhe punen qe po behet per te mbrojtur stacionin nga permbytjet ne menyre qe te garantohet furnizimi me uje te pijshem per banoret. Ai theksoi se mbrojtja e Ujesjellesit te Shkodres eshte nje nder prioritetet kryesore te Shtabit te Emergjences dhe shprehu besimin se me punen qe eshte bere dhe po behet me angazhimin dhe perkushtimin e te gjithe autoriteteve nje gje e tille do te arrihet. Besojme se me kete angazhim dhe me kete perkushtim me gjithe mbeshtetjen qe ne u kemi dhene dhe do tu japim si qeveri pa dyshim qe besojme se do te arrihet qe te jete i mbrojtur problemi i Ujesjellesit problemi i energjise elektrike per qytetin e Shkodres per banoret e Shkodres. Ky eshte prioriteti numer nje i Shtabit te Emergjences dhe te gjitha autoriteteve - tha Meta. Numri dy i qeverise ka falenderuar me tej edhe punonjesit e ujesjellesit per punen e bere deri tani. Ne jemi ketu bashke me ministrin Olldashi dhe me kryetarin e bashkise z. Luka per te falenderuar te gjithe punonjesit e Ujesjellesit punonjesit e CEZ Shperndarjes punonjesit e bashkise perfaqesuesit qe kane ardhur nga Ministria e Puneve Publike edhe Drejtoria e Pergjithshme e Ujesjellesve per kete pune heroike prej kater ditesh e kater netesh qe eshte bere ketu per te mbrojtur kete stacion pompimi nga uji qe te garantohet furnizimi me uje te pijshem i Shkodres dhe te mos rrezikohet as furnizimi me energji elektrike. Kjo eshte nje pune e jashtezakonshme eshte nje pune titanike dhe ne shprehim mirenjohjen e qeverise shprehim mirenjohjen e autoriteteve per keto gra dhe burra qe punojne ne menyre heroike dhe titanike pa pushim per te mbrojtur keto vepra nga uji dhe njekohesisht per te mos shtuar nje problem jashtezakonisht te madh dhe te rende per te gjithe qytetaret e Shkodres - u shpreh Meta.