Olldashi: Rruga Durres-Kukes, gati ne qershor
Ndertimi i rruges Durres-Kukes-Morine do te perfundoje brenda muajit qershor te ketij viti. Premtimi u be nga ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi, ne emisionin "Opinion". Ministri siguroi se, rruga Durres- Kukes do te jete gati ne muajin qershor. Muaj ky qe perkon me muajin kur do te zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nga ku do te dale perberja e Kuvendit te ri. "Segmentet Milot-Tirane dhe Milot-Rreshen, do te jene me nga kater korsi, te gatshme ne qershor", sqaroi ministri. Sipas tij, ndertimi po realizohet ne baze te te gjitha standardeve dhe do te ndahet ne mes, me mure betoni per te rritur me shume sigurine e saj. Gjate emisionit, ministri Olldashi u shpreh optimist se afatet po kapen ne kohe dhe kontratat per rruget jane lidhur e puna pritet te perfundoje, ashtu sikurse u parashikua, ne qershor. Duke evidentuar faktin se tashme jane kontraktuar dhe per segmente te tilla, qe kane qene ne qender te akuzave te opozites per paqartesine e realizimit te projekteve, behet fjale per rastin e segmenteve te Milotit me Rreshenin dhe me Tiranen, deri ne Durres. Ende e paqarte eshte kostoja e ndertimit te rruges Durres- Kukes, e cila eshte perllogaritur deri me sot perafersisht, pa mundur te jepet nje shifer e sakte per koston e saj. Opozita e ka kritikuar ashper jo pak here qeverine, se nuk eshte transparente ne ndertimin e kesaj rruge dhe ndaj nuk behet publike kostoja e saj. Socialistet kane akuzuar per vjedhje e shperdorime te medha ne kete projekt, qe per qeverine eshte madhor dhe unik. R.R