"Dosjet", PS ne pritje te Topit

Partia Socialiste eshte ne pritje te vendimit qe do te marre Presidenti i Republikes, Bamir Topi per ligjin e "Pastertise se Figurave", te quajtur ndryshe ligji i "dosjeve", per ta ankimuar me pas ne Gjykate Kushtetuese. Deputeti socialist, Besnik Dervishi, njekohesisht anetar i Komisionit parlamentar te Ligjeve, tha dje per gazeten "Koha Jone", se socialistet po presin qendrimin e kreut te shtetit mbi ligjin ne fjale, per te reaguar dhe ndjekur te gjitha hapat ligjore. Duke qene se Presidenti, nuk ka vendosur firmen mbi kete nisme ligjore, ende ka shpresa se ai mund te rikthehet ne Kuvend, per permiresime e diskutime te gjera me grupet e interesit. "Ne po presim procedurat ligjore. Nuk mund te ankimojme ligjin ne Gjykate Kushtetuese, pa dhene verdiktin e tij me pare Presidenti i Republikes", tha Dervishi, duke theksuar faktin se socialistet jane te vendosur ta ankimojne ne Kushtetuese. Per vete faktin se ligji u votua me shpejtesi, pa u shqyrtuar si duhet me te gjithe grupet e interesit. Sipas Dervishit, selia roze eshte pro hapjes se dosjeve, por jo ne menyren emergjente e te pa konsultuar, sic e votoi mazhoranca. Gjate miratimit te ketij ligji ne seancen plenare te 22 dhjetorit, kundershtime te ashpra pati jo vetem nga deputetet socialiste dhe te opozites qe kerkuan shtyrje, por dhe nga faktori nderkombetar. OSBE, ambasada amerikane dhe ambasada britanike, i bene thirrje Kuvendit dhe ekzekutivit per reflektim para marrjes se vendimit, por nuk beri efekt. Por dhe Sekretari i Pergjithshem i KE, Devis paralajmeroi probleme. Kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca, ishin te vendosur qe te votonin ligjin, qe sipas tyre, prej tre vitesh sorollatej ne Komisionet parlamentare qellimisht. Per pasoje, brenda pasdites se 22 dhjetorit, shumica prej 74 deputetesh, votuan pro ligjit per hapjen e dosjeve, te gjithe ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te tyre. Ligji parashikon evidentimin dhe largimin nga postet publike, te te gjithe atyre zyrtareve me dosje.