Shalsi: Qeveria, pengese per Unazen e Madhe
Ka qene i menjehershem reagimi i bashkise se Tiranes, pas deklarates se kryeministrit Berisha, se do te jete qeveria ajo qe do te jape fonde per ndertimin e Unazes se Madhe te kryeqytetit. Njeheresh eshte dhene pergjigjja edhe ndaj akuzave te Berishes, per pafuqine e kesaj bashkie per te thithur kredi, per ndertimin e kesaj vepre te domosdoshme per kryeqytetin. Ka qene nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi ai qe ka deklaruar dje se pengese per ndertimin e Unazes se Madhe eshte bere garantimi i fondeve te shpronesimeve nga qeveria, qe ne prillin e shkuar. Ai e konsideroi vendimin e qeverise per te ndertuar Unazen e madhe thjesht nje premtim, sepse kete projekt do ta realizoje bashkia. "Ne vitin 2011-te qytetaret e Tiranes do te kene kete segment te Unazes se Madhe te realizuar nga bashkia e Tiranes", u shpreh Shalsi. Sipas tij, premtimi i kryeministrit se do jete qeveria qe do te ndertoje kete segment rrugor, eshte "shembelltyre e paaftesise deshperuese te qeverise qe genjen papushim, per te mbushur gropat e zmadhuara te papunesise, varferise dhe korrupsionit". Sipas nenkryetarit te bashkise, puna me e madhe per ndertimin e Unazes se Madhe, eshte bere vetem nga bashkia. "Bashkia ka bere projektin gati per kete segment, ka marre miratimin paraprak te kredise dhe ka marre miratimin nga Keshilli Bashkiak", theksoi Shalsi, duke paralajmeruar dhe njehere, se te gjitha premtimet qe ka bere bashkia e kryeqytetit do realizohen, sic jane realizuar deri me tani.
FMN
"Ky perfaqesues i FMN-se, i cili ka qene ne zyren time dhe i ka certifikuar teresisht shifrat e tyre. Ky eshte realiteti", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se kjo shifer eshte reale, ndonese kundershton ato te Ministrise se Financave.
FMN
"Ky perfaqesues i FMN-se, i cili ka qene ne zyren time dhe i ka certifikuar teresisht shifrat e tyre. Ky eshte realiteti", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se kjo shifer eshte reale, ndonese kundershton ato te Ministrise se Financave.