E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, janari heq dilemat

Nje prej dilemave me te medha qe ka dominuar ne skenen politike kosovare gjate vitit qe u la pas, nese do te kete zgjedhje parlamentare me 2009, do te mbyllet perfundimisht gjate ketij muaji. Ky fakt eshte bere i ditur nga zyrtare te qeverise se Kosoves. E pafuqishme perballe koalicionit te madh qeveritar, opozita kosovare nuk ka hequr dore nga kerkesa qe zgjedhjet parlamentare, te mbahen me se largu ne vjeshte te ketij viti. Lideret opozitare kane mbeshtetur kete kerkese kryesisht ne Planin e Ahtisarit, qe parasheh zgjedhje jo me larg se 9 muaj nga hyrja ne fuqi e ketij dokumenti. Partite ne pushtet kane argumentuar se zgjedhjet sipas Planit Ahtisari, jane mbajtur me 17 nentor, 2007. Nje version te ngjashem e ka dhene edhe vete Marti Ahtisari ne nje interviste, para disa javesh. Sterzgjatja e procesit te bisedimeve per zgjidhjen e statusit te Kosoves dhe mosaprovimi i Planit te Ahtisarit ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se, jane dy faktoret kryesore qe i kane dhene goditje provizionit per zgjedhje te reja ne te gjitha nivelet. "Brenda ketij muaji do te kete konsultime te mjaftueshme institucionale vendore dhe me ato nderkombetare, ne menyre qe kjo teme te mbyllet dhe te mos kete iluzione se do te kete zgjedhje brenda ketij viti", ka thene zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci. "Zgjedhje lokale do te kete, ndersa per zgjedhje nacionale do te kete pergjigje institucionale brenda muajit janar", ka theksuar ai. Nese Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci, nuk i nderrojne qendrimet e deritashme kunder zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2009, atehere opozites kosovare nuk i mbetet shume shprese. "Nuk eshte ndonje pasuri politike, qe kushdo qe i humbe zgjedhjet te kerkoje zgjedhje te reja", ka thene Kuci. Ai nuk sheh te arsyeshme qe Kosova te hyje ne proces te ri zgjedhor ne vjeshten e ketij viti. "Nuk shoh asnje arsye, qofte legale, qofte ajo e aspektit te legjitimitetit demokratik, qe te kete zgjedhje nacionale kete vit". Mirepo, duke folur si zyrtar i partise me te madhe ne vend, PDK, Kuci tha se partia e tij i pergjigjet cdo sfide apo situate. "Une besoj se sa per te mbajtur zgjedhje, apo sa per te pare matematiken e zgjedhjeve, nuk do te kete zgjedhje ne Kosove", theksoi ai. Sipas fjaleve te tij, autoriteti qe vendos se kur do te mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare eshte i definuar qarte ne ligjet kosovare dhe ne Kushtetuten e Kosoves.

Konsultime te gjera per ceshtjen e zgjedhjeve

Gjate ketij muaji planifikohet te kete konsultime te gjera, dhe per kerkesen e opozites do te kete pergjigje jo vetem nga institucionet kosovare, perkatesisht Presidenti Fatmir Sejdiu, por edhe nga Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (ICR), Piter Feith, i cili eshte i ngarkuar te mbikeqyre zbatimin e provizioneve te Planit Ahtisari. Do te mbahen dy procese paralele konsultimesh. Njeri i udhehequr nga Fatmir Sejdiu, tjetri nga Piter Feith. Dilema se a do te kete zgjedhje nacionale ne vjeshten e ketij viti do te zgjidhet kete muaj.

McGuffie: "Kosova pergjegjese per procesin"

Zedhenesi i Zyres Civile Nderkombetare (ICO), Andy McGuffie, ka thene se kosovaret jane pergjegjes per organizim te zgjedhjeve te reja, nderkaq Piter Feith do te perkujdeset qe procesi te jete ne harmoni me planin e Ahtisarit. "Ështe pergjegjesi e Kosoves per te organizuar zgjedhje. Detyra e ICR-se eshte te siguroje perputhje me Propozimin Gjitheperfshires per Status. Ne mesin e ceshtjeve tjera qe kane te bejne me zbatimin e Propozimit Gjitheperfshires per Status, Zyra Civile Nderkombetare (ICO) vazhdon te konsultohet me institucionet e Kosoves edhe lidhur me zgjedhjet", ka thene McGuffie. Debati


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›