E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kufizim imuniteti per deputetet e zyrtaret

Mazhoranca kembengul ne kufizimin e imunitetit, per te gjithe personalitet muajt e fundit te qeverisjes se saj. Keshtu ne nje prononcim per mediat, kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi i ben thirrje opozites, qe ne kete sesion te fundit parlamentar te miratoje ligjin, i cili kufizon imunitetin e te gjithe personave qe e kane nje te tille. Sipas Astrit Patozit, miratimi i kesaj nisme te rendesishme, eshte nje avantazh i madh qe i behet edhe reformes ne sistemin e drejtesise. Ne kete kuader kreu i grupit parlamentar te PD-se theksoi se me miratimin e kesaj nisme, vazhdon edhe konsensusi i gjetur mes mazhoraces dhe opozites, per sa i perket nismave te rendesishme ne kete sistem. "I bej apel opozites per konsensus ne miratimin e p/ligjit "Per kufizimin e imunitetit" te deputeteve dhe te gjithe atyre, qe e gezojne ate me ligj. Pavaresisht temperaturave politike ne ngritje, me afrimin e fushates elektorale, opozita duhet te avancoje me bashkepunimin e saj, sic ndodhi me miratimin e Kodit Zgjedhor, ligjit "Per Prokurorine" dhe per nisma te tjera", deklaroi Patozi ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, miratimi i ligjit qe kufizon imunitetin, do te ishte nje nder i madh qe do t'i behej reformes ne drejtesi. Po keshtu sipas Astrit Patozit, kjo nisme do te kurorezonte edhe klimen e re politike ne vend e treguar me miratimin e Kodit te ri Zgjedhor dhe te ligjit per prokurorine, me konsensusin e PS-se dhe PD-se. "Perfundimi i nismes "Per kufizimin e imunitetit" eshte nje sfide qe do t'i bente nder Parlamentit. Kufizimi i imunitetit te deputeteve do te vazhdoje dhe me imunitare te tjere, te cilet ne menyre krejt te panevojshme kane nje korace, e cila i distancon ata nga qytetaret e ketij vendi", theksoi kreu i grupit parlamentar demokrat, duke i bere apel deputeteve te opozites. Dhe me zyrtare te tjere, kryetari i grupit te deputeteve demokrate ka parasysh prokuroret, gjykatesit dhe drejtuesit e institucioneve te tjera, te cilet gezojne nje imunitet te tille, duke paralajmeruar dite te "veshtira" per keta njerez me imunitet.

Zyrtaret e tjere

Prokurori i Pergjithshem

Anetaret e Gjykates se Larte

Anetaret e Gjykates se Apelit

Anetaret e KLD

Avokati i Popullit


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›