Fier, dosja Ruzhdie, shtyhet sërish seanca gjyqësore
FIER- Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen Ruzhdie në Fiër. Seanca gjyqësore në ngarkim të 5 komisionerëve si dhe 4 banorëve të Ruzhdies ka patur si shkak të shtyrjes këtë herë, kërkesën për mbrotje ndaj të pandehurve me avokat. Të akuzuarit Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj zëvendëskryetar, dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj kanë kërkuar mbrojtje me avokat në seancë.
Sipas organit të akuzës ekziston dyshimi i arsyeshëm bazuar në prova se shtetasit Bujar Kararaj, Pëllumb Myrtaj, Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Akuzat që bien mbi ta janë fallsifikim i rezultatit të zgjedhjeve të qershorit 2009, votim më shumë se një herë në bashkëpunim dhe shkelje të fshehtësisë së votimit në bashkëpunim, në komunën Ruzhdie të Fierit. Një tjetër akuzë që bie mbi komisionerët është falsifikimi i dokumentave.
(m.a/News24/BalkanWeb)