Olldashi: Topalli kandidaturë e mirë për Presidente

Sipas tij Kushtetuta përcakton kriteret e zgjedhjes së Presidentit.
Olldashi thekson se kandidatura e Presidentit të Republikës duhet të jetë një figurë politike. "Më mirë të jetë nga Partia kundërshtare se sa jashtë politikës", deklaroi Olldashi. Për sa i përket një kandidature të mundshme të Topallit në krye të shtetit Olldashi tha se "edhe pse PD nuk ka ende emra konkretë, Topalli do të ishte një kandidaturë e mirë, pasi ka një karrierë të pasur politike".
I pyetur mbi kandidaturën e z. Fatos Nano, ish lideri i së majtës, Olldashi tha se Nano nuk ka më shance për të marrë presidencën e vendit."Në 2007 jam shprehur në favor të Nanos, por gjërat kanë kohën e tyre dhe vendin e tyre. Besoj që ideja e presidencës së Nanos është jashtë kohe dhe jashtë vendi", theksoi Olldashi.
Duke folur për presidentin aktual, ai shprehet se "kam qenë kundër kandidaturës së Topit për president, ai nuk e meritonte të ishte në krye të shtetit, pasi nuk plotësonte kriteret", ndërsa duke iu referuar ngjarjeve të 21 janarit ai thekson se "ka fakte që tregojnë se Topi ishte i përfshirë në tentativën për grusht shteti".
Ndërsa për sa i përket zërave për krijimin e partisë së Topit, Olldashi shprehet se "partia e Topit nuk dëmton asnjëherë PD-në". /Start/
2012-01-13 15:54