Masa të rrepta ndaj subjekteve për mjedisin

Kreu i kësaj ministrie, Fatmir Mediu, u shpreh se drejtuesit e njësive të pushtetit lokal do të përballen me penalizimime dhe procedimi ligjor në rast te shkeljes se ligjit.
“Ministria edhe për këtë vit do te vazhdoje te ruajë një sere prioritetesh qe i kemi pasur për vitin 2011 siç janë ndërtimi i planit të veprimit në bashkëpunim me NGO mjedisore, komisionerin Potocnik për mjedisin në BE dhe Komisionin Evropian në Tiranë për përballimin me sukses te negociatave me BE në fushën e mjedisit, të cilat zënë një peshë shumë të madhe si në volum, cilësi dhe ngarkese financiare”, tha Mediu.
Ai veçoi si objektiv të rëndësishëm dixhitalizimin e informacionit mjedisor dhe aktiviteteve publike dhe private me ndikim në mjedis, në një sistem të integruar. Ndërkohë, në vijim të punës gjatë vitit 2011, do të vazhdojë puna për hartimin dhe zbatimin e planeve te menaxhimit te zonave te mbrojtura, përfshirë dhe shpalljen e zonave të mbrojtura detare. Gjatë këtij viti, MMPAU do të bashkëpunojë me Ministrinë e Bujqësisë në kuadër të projektit të mbjelljes se arrorëve, ullinjve dhe drurëve frutorë. /Start/
2012-01-13 16:03