Leskaj: “Topi si negociator, një mision i pamundur”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetja e PS-së Valentina Leskaj ka deklaruar në lidhje me deklaratat e presidentit Topi për të negociuar me palët se ky është një mision i pamundur. Leskaj ka theksuar se roli i Topit si negociator mes palëve është një mision i pamundur, për shkak se Presidenti e ka të vështirë të dëgjohet brenda asaj force politike që e ka zgjedhur. Ndërsa për pyetjen, nëse PS-ja do të ishte për një emër tjetër si negociator për zgjidhjen e problemeve mes palëve, Leskaj tha se negociata, për opozitën, do të jetë vetëm me hapjen e kutive. Ndërkohë Leskaj theksoi edhe një herë se opozita do të qëndrojë fort dhe do të vazhdojë sërish të protestojë, duke i alternuar këto protesta me hapa të tjerë. Gjithashtu, ajo ka theksuar se opozita do ta çojë deri në fund këtë kauzë që, sipas saj, nuk është kauzë personale, por që i kalon kufijtë e një partie politike. Sipas saj, të gjitha deklaratat dhe ultimatumet kanë qenë një zgjidhje e detyruar për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi, duke shtuar se janë parashikuar të përshkallëzohen protestat, pasi qeveria nuk ka reaguar në lidhje me të drejtën e votës. Ndërkohë, Leskaj duke folur për protestën triditore të opozitës theksoi se kjo protestë ishte një arritje e madhe për demokracinë në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 24/11/2009