E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: andatin e dytë do të subvencionojmë naftën dhe plehrat kimike

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, njëherësh Ministër i Transporteve ka premtuar gjatë një takimi elektoral me banorët e Roskovecit se “në mandatin e dytë, qeveria e PD-së do të 5-fishojë investimet për bujqësinë dhe do të stimulojë prodhimin duke shtuar dy skema të reja subvencionimi”. Gjatë këtij takimi, Olldashi siguroi banorët se “për sipërfaqe të mbjella qeveria do të paguajë me para në dorë të gjithë fermerët për të ndihmuar në subvencionimin e naftës dhe të plehrave kimike”. Për t`u ardhur në ndihmë fermerëve, kandidati Olldashi premtoi se  “Do të sigurojmë ujin për vaditje për çdo sipërfaqe bujqësore që gjendet në të gjithë territorin e Ultësirës Perëndimore. Do të financohet nëpërmjet buxhetit të shtetit për stabilizimin, rikthimin në gjendje normale të gjithë sistemit të kanalizimeve, ujitjes dhe kullimit”, siguroi ai. Ministri Olldashi i bëri thirrje të gjithë banorëve të Roskovecit, të qarkut të Fierit dhe Shqipërisë të votojnë Partinë Demokratike si forcën e vetme politike që garanton të ardhmen e shqiptarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›