E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Mandatin e dytë do të 6-fishojmë investimet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Astrit Patozi në kuadër të takimeve elektorale është ndalur dje në fshatin Panaja në komunën e Nartës. Gjatë fjalës së mbajtur përpara banorëve të kësaj komune, Patozi u ka kujtuar atyre disa prej suksese të qeverisë Berisha, si anëtarësimi në NATO, uljen e taksave , rritjen e investimeve në infrastrukturë, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve. Duke kërkuar votën e banorëve të kësaj komune për zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe pasi ka renditur një sërë arritjesh të qeverisjes së djathtë, Patozi tha se “ne vijmë tek ju me premtime të mbajtura”. “Ne kemi bërë shumë, por kemi akoma edhe shumë për të bërë gjatë mandatit të dytë qeverisës”, tha Patozi. Megjithatë kandidati demokrat ka kujtuar se “gjatë këtyre 4 viteve, në qarkun e Vlorës janë investuar 500 milionë lekë, ndërsa në mandatin e dytë do t’i 6-fishojmë investimet”. Patozi u bëri thirrje gjithashtu banorëve të marrin pjesë në votime dhe të votojnë nr 10 Partinë Demokratike, pasi sipas tij , “vetëm kështu mund të jeni të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tuaj”. Kandidatët e PD, tur takimesh në Vlorë: “Mandatin e dytë, zgjidhje për pronat dhe dyfishim të investimeve në shëndetësi”/Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Leonard Demi, Kosta Barka, Glori Husi e Elsa Gjini, kanë zhvilluar një takim elektoral me banorë të qytetit të Sarandës. Kandidati Demi, në fjalën e tij, është ndalur në investimet që janë bërë në Sarandë në 4 vitet e qeverisjes së PD, të cilat i ka quajtur “të pakrahasueshme me 8 vitet e qeverisjes socialiste”. Duke u ndalur në zhvillimin ekonomik të Sarandës, i cili është rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së numrit të turistëve, Demi tha se “falë politikave dhe objektivave të qarta që ka ndjekur qeveria e djathtë, tashmë shumë biznese janë zgjeruar, duke hapur vende pune, si dhe mundësi për të rritur standardin e jetës”. Kandidati Demi i ka siguruar banorët se “brenda mandatit të dytë të Partisë Demokratike, do të zgjidhet përfundimisht problemi i  pronësisë, aq i prekshëm për banorët e bregdetit”. Investimet në sektorin e shëndetësisë do të dyfishohen gjatë mandatit të ardhshëm të qeverisjes së djathtë, sikurse do të vazhdojë me shpejtësi dhe rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve. Ky ka qenë premtimi që u kanë bërë kandidatët e PD-së, për qarkun e Vlorës, Ardian Kollozi, Laureta Bejkosala e Kreshnik Çipi, gjatë një takimi të zhvilluar dje me punonjës të këtij sistemi të shëndetësisë. Ata vunë në dukje reformat e ndërmarra në shëndetësi gjatë këtij mandati qeverisës, që u shoqëruan dhe me rritjen e pagave, aktualisht dy herë më të larta krahasuar me 2005-ën. Kandidati Kollozi, njëkohësisht kryetar i degës lokale të PD-së theksoi se “në mandatin e ardhshëm buxheti për shëndetësinë do të zërë 5 për qind të GDP, gjë që do të thotë dy herë më shumë investime, dy herë më shumë vëmendje dhe paga dy herë më të larta”. Kollozi ka vlerësuar se këto janë dëshmi e efektivitetit të reformave të ndërmarra nga mazhoranca në sektorin e shëndetësisë, të cilat janë shoqëruar me përfshirjen e shërbimit parësor dhe atij spitalor, në skemën e ISKSH-së. Gjatë vitit të kaluar, në sistemin e shërbimit parësor të Vlorës u financuan projekte me një vlerë prej 93 milionë lekë, ndërkohë që ndërtimi i kaldajës së spitalit rajonal kushtoi 70 milionë lekë, akorduar nga qeveria shqiptare. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›