Olldashi dhe Pollo betohen tek Topi
19/04/2010 Kryeministri propozoi ndryshimin e emërtesave, Presidenti i dekretoi
Ministri i Transportit mbetet pa “telekomunikacionin”
Ndryshimet e emërtimeve të dy ministrave të Qeverisë shqiptare, si dhe zhvendosja e disa kompetencave nga ministri Sokol Olldashi te ministri Genc Pollo, do të zyrtarizohen sot në një ceremoni betimi në Presidencë. Sipas emërtesës së re, e cila është propozuar nga Kryeministri Sali Berisha dhe dekretuar para disa ditëve nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Sokol Olldashi tani e tutje do të jetë ministër i Punëve Publike dhe Transporteve, ndërsa Genc Pollo do të jetë ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit. Në këtë mënyrë, ndërsa Olldashit i janë hequr kompetencat e “telekomunikacionit”, të cilat i kalojnë ministrit Pollo, ky i fundit lë detyrën si ministër i Shtetit dhe i Marrëdhënieve me Parlamentin. Më 13 prill, kreu i shtetit me propozim të kreut të ekzekutivit shqiptar, dekretoi ndryshimin e emërtesave të ministrave të Kabinetit Qeveritar. Në respektim të Kushtetutës, Presidenti Topi fillimisht shkarkoi Olldashin dhe Pollon nga postet që mbanin deri atëherë. Presidenti Topi dekretoi ndryshimet në dekretin nr. 6244, datë 14.09.2009 “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”. “Në mbështetje të neneve 93 dhe 98 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit, neni 1, pika 9 dhe 16, i dekretit nr. 6244 ndryshohen si më poshtë: zoti Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike dhe Transportit; zoti Genc Pollo, ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit”, thuhej në dekret.