Axhenda “e varfër” e Parlamentit shqiptar
19/04/2010 Veprimtaria e Kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të krizës politike që e ka përfshirë apo për shkak të plotësimit deri diku të legjislacionit shqiptar me ligje të reja, është në boshllëk për sa i përket veprimtarisë së tij. Komisionet parlamentare referuar javës që shkoi, por edhe kësaj që sapo hyri, janë të varfra në programin e tyre ditor. Me përjashtim të marrëveshjeve apo konventave të ndryshme, komisionet nuk po prodhojnë asgjë. Sitit të Kuvendit, ndryshe nga fundjavat e shkuara, i mungon një rend i përcaktuar mbi veprimtarinë e komisioneve ditën e hënë. Ndërkohë që herët e tjera, me përjashtim të komisionit të Ligjeve dhe atij të Medias, që prej disa takimesh po diskuton një ligj për transmetimet me zë dhe figurë, komisionet e tjera janë pushim. Referuar programit të punës që Konferenca e Kryetarëve ka miratuar në fillim të muajit, projektet që kanë mbetur edhe për dy javët e ardhshme janë më “problematiket”. Në këtë mënyrë, ka mbetur pa u miratuar nga komisionet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për Shërbimin Informativ të Shtetit’”, projekt që hasi në kundërshtinë e ndërkombëtarëve, si dhe projektet e dy vjetëve më parë, ato për gjykatën administrative dhe një për ndarjen administrative-territoriale.