E Diel, 1 Nëntor 2026

Bozdo Te punesuarit ne miniera dhe hidrokarbure jane duke u shtuar

 Numri i të punësuarve pranë kompanive minerare dhe ato të hidrokarbureve ka ardhur duke u rritur nga vitit në vit.

Që pas hyrjes në fuqi të ligjit për koncensionet, impakti social ka qenë i ndjeshëm dhe ky konfirmim u bë nga zëvendës-ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo.

Sipas statistikave të sjella nga ministria e Ekonomisë, vetëm në sektorin e minierave, numri i të punësuarve brenda 5 vjetësh është rritur rreth katër herë më tepër.

Po ashtu, zoti Bozdo u ndal edhe në çështjen e privatizimit të Albpetrolit, për të cilën përfaqësuesit e Shoqatës së Punonjësve në sektorin e Hidrokarbureve kërkuan garanci për punonjësit e kësaj kompanie, pas privatizimit të saj.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës u diskutua edhe çështja e minierës së Bulqizës, e cila nuk kaloi pa debate mes zëvendës-ministrit Eno Bozdo, ministrit Spiro Ksera dhe drejtuesit të Sindikatës së minatorëve, Kol Nikollaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›