Bora, Vasili drejtë Malësisë së Madhe
Ndërsa reshjet e dëborës vijojnë me të njëjtën intesitet, vëmëndja më e madhe sot është fokusuar në komunën e Kelmendit, ndërsa problematika është më e madhe. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka udhëtuar sot për në Malësi të Madhe, ndërsa ka vënë në dukje se nuk ka asnjë mungesë medikamentesh, ndërsa gadishmëria është tejet e lartë.
Ndonëse për shkak të kushteve atomosferike, ndërhyrja me helikopterë për raste emergjente apo shpërndarje të ndihmave ka qënë e vështirë, sot janë ofruar ndihmat me ushqime dhe me medikamente.
Vëmendje maksimale do të kemi ndaj komunës së Kelmendit ku problematika është më e madhe. Situata është në kontroll, nuk ka mungesë medikamentesh. Kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në gadishmëri të plotë për të siguruar asistencë të nevojshme për rastet me problematika shëndetësore, ka deklaruar ministri Vasili.