E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dhe Maqedonia kërkojnë kujdestarinë e të mbijetuarës në Kosovë

Zyra e Presidentit të Serbisë ka njoftuar sot se ka marrë vendimin për ofruar kujdes financiare për vajzën shqiptare që i mbijetojë ortekut të dëborës.

5-vejçarja Amsera Reka, ishte e vetmja e mbijetuar nga familja Reka pas ortekut që u mori jetën 20 personave në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit në Kosovë.

Përveç Serbisë, edhe Maqedonia është treguar e gatshme për ofrojë ndihmë për 5-vjeçaren. Mediat maqedonase shkruajnë se vajza dhe dy prindërit e saj kanë shtetësi Maqedonase dhe se meritojnë që shteti ti dal zot.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka bërë të ditur se nëse të afërmit e saj nuk duan të kujdesen për Amserën, atëherë për të do të kujdeset Ministria maqedonase për Punë dhe Politikë Sociale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›