E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha është enigma më e madhe e Perëndimit

Koha është një enigmë. çdo popull, çdo kulturë, çdo shoqëri ka arritur t’i japë një imazh kohës. Ne Perëndimorët që lidhim rrënjët me Greqinë e lashtë dhe në traditën Judeo-kristiane kemi ndërtuar thellësisht tre koncepte ideore të kohës, me referencë së pari natyrën, së dyti me njeriun dhe së treti me idenë e Perëndisë.
Së pari - Grekët e shohin natyrën si një horizont të pandryshueshëm, që sipas filozofit Heraklit “as një njeri dhe as një Zot e bëri”, duke projektuar një imazh ideor të parë të kohës që ne e quajmë “ciklike”, e që mund ta imagjinojmë si një rreth stinësh të jetës: lindje, rritje, pjekuri, plakje, vdekje, sepse natyra ka nevojë për vdekjen e individëve që jeta e të tjerëve të mund të jetojë. Në kohën ciklike nuk ka të pritshme të ardhme, që nuk mund të jetë veçse rimarrje e së kaluarës. Dhe për këtë të pleqtë kanë parë më shumë kohë ciklike, dhe janë për këtë depozitat e dijes së komunitetit.
Së dyti - Afër kohës ciklike të natyrës grekët identifikojnë edhe një kohë tipike të njeriut që parashikon objektiva dhe synon t’i arrijë. E quajnë këtë kohë “skopike” nga (skopéo) që do të thotë "sy që sheh mirë objektivin që duhet të arrihet”. Edhe fjalët italiane (edhe shqip. Red.): mikroskop, teleskopë, endo-skopi, afirmojnë cilësinë e këtij syri që tenton të shohë në një fund. Koha skopike të cilën mund ta quajmë kohë "projektimi", sepse njeriu projekton, pra shtrihet përpara, parashikon qëllimin që i duhet të arrijë, nuk kërkon në të kaluarën, por në të ardhmen. Jo në një të ardhme të largët, por në një të ardhmen të afërt, sepse vetëm me afërsinë përkthehen gjërat në “mjete” dhe “qëllime”. Në fakt, nëse unë kam para të mjaftueshme për të blerë një shtëpi, por në treg nuk ka shtëpi, këto të holla nuk janë një “mjet” për të blerë një shtëpi; në të njëjtën mënyrë nëse ka shtëpi, por nuk ka të holla për ta blerë, këto shtëpitë nuk janë një qëllim, por një ëndërr. Për shkak se diçka për të qenë një “mjet” dhe një “qëllim” është mbi të gjitha e nevojshme që të dy të jenë përkohshmërisht të përafërta, kështu që koha skopike është një kohë e shkurtër, sot dhe nesër. është koha tipike e teknikës, e cila synon të arrijë maksimumin e qëllimeve me përdorimin minimal të burimeve.
Së treti - Tradita Judeo-Kristiane fut në kulturën perëndimore një figurë ideore të kohës krejtësisht të paparashikueshme nga kultura greke. Bëhet fjalë për kohën “eskatologjike” ku fundi (eschaton) realizon atë që në fillim ishte njoftuar apo premtuar. Ndryshe nga koha ciklike dhe ajo skopike, koha eskatologjike regjistron kohën në një “skemë-qiellore” që shkon përtej zanafillës së botës. Kur është e regjistruar një “vizatim”, koha merr një kuptim, dhe kur koha vjen e furnizuar me kuptim, atëherë lind “historia”. Pikërisht, nuk gjendet histori në kohën ciklike që përsërit veten, as në kohën skopike-projektimore që përfundon në arritjen e qëllimit. Krishtërimi, për të shpallur “mbijetesën e njeriut pas vdekjes” ka futur në kulturën perëndimore një ngarkesë të madhe optimizmi të investuar në të ardhmen. Për Krishtërimin, faktikisht E Kaluara është e keqe (mëkati origjinal), E Tashmja është shpengim, E Ardhmja është shpëtim. Ky ndryshim cilësor të imazhit të kohës e gjejmë fjalë për fjalë edhe në shkencë, për të cilën e Kaluara është injorancë, e Tashmja është hulumtim, e Ardhmja është avancimin. E njëjta gjë mund të thuhet sociologjinë në fillim iluministe dhe më pas marksiste, për të cilën e Kaluara është padrejtësi, e Tashmja revolucion, e Ardhmja drejtësia në tokë. Kështu mendon dhe psikoanaliza: E Kaluara është traumë ose neurozë fëmijërie, E Tashmja është analiza, E Ardhmja është shërimi. çdo gjë është e krishterë në Perëndim, sepse, në të gjitha format e saj, kjo kulturë është e mbytur nga një ngarkesë optimizmi për të ardhmen, e nxitur nga shpallja e shpëtimit, në të cilën progresi shkencor, drejtësia sociale, shërimi i sëmundjes janë vetën imazhi i saj i shekullarizuar, i laicizuar. Si pasojë, kur Papa Ratzinger –Benedikti i XVI-të kërkon njohjen e rrënjëve të krishtera të “Perëndimit” (në fakt BE-së), për mendimin tim kërkon shumë pak, sepse jo vetëm rrënjët, por trungu, degët, gjethet, dhe frutat çdo gjë janë e krishterë në Perëndim, si efekt i kohës eskatologjike, në të cilën fund realizohet çka ishte njoftuar çka “ishte premtuar”. Por Niçe, rreth një shekull e gjysmë më parë, njoftoi se "Zoti vdekur”. çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në qoftë se në Mesjetë “arti është i shenjtë, literatura ishte Ferr, Purgator, Parajsë, edhe gruaja është një grua engjëll, Zoti është i gjallë, sepse krijon një botë që nuk mund ta kuptosh pa fjalën “Zot”. Por në qoftë se unë heq fjalën "Zot" nga bota e sotme, a e kuptoj? Unë mendoj se po. Nuk do ta kuptoja sot nëse do të hiqja fjalën "Para" ose fjalën "Teknik”. Kjo do të thotë se Zoti ka vdekur, dhe se çdo gjë ecën ende pavarësisht zotit. Dhe me vdekjen e konceptit të Zotit, vdes edhe vizioni optimist për të ardhmen që gjejmë në çdo fushë të historisë e Perëndimit. Kur ne shohim se paraqitja e qytetërimit varet në mënyrë rigoroze në bazë të konceptimi të kohës. (L.Lita)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›