E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi ne Shkoder Kater programe per te pastrehet

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në një nga pallatet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave për kategoritë e të pastrehëve në Shkodër. Olldashi tha se janë katër programe për të pastrehët, banesat që ndërton Enti Kombëtar i Banesave, kreditë me interesa të buta, banesat sociale me qëra të ulta si dhe zgjidhja e problemit të strehimit të personave që ndodhen në ish pronë që duhet të përfundoj deri me 1 nëntor.

Ministri Olldashi u bëri apel personave, të cilët ndodhen në prona të ish-pronarëve të ndjekin procedurat për të përfituar nga programet e strehimit.

Ndërsa në lidhje me familjet të cilat nuk arrijnë të plotësojnë kushtet e të ardhurave për të marrë kredi Ministri u shpreh se rastet sporadike do trajtohen me përparësi edhe nga pushteti vendor në një nga programet e strehimit.
Në Shkodër janë gjithësej 605 familje, të cilat përfitojnë nga program I strehimit me kredi zero pasi ndodhën në kategorinë pronave të ish pronarëve, ndërsa deri më tani janë 170 familje që përfitojnë kredi të zbutura sipas programeve të miratuara nga qeveria shqiptare për strehimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›