Promovimi i te drejtave te njeriut dhe ndergjegjesimi i autoriteteve
Promovimi i të drejtave të njeriut dhe rritja e ndërgjegjësimit ndërmjet autoriteteve lokale dhe rajonale kanë mbledhur në një tryezë të rrumbullakët, Ministrinë e Brendshme, kreun e OSBE-së në Tiranë, komitetin monitorues të kongresit të autoriteve lokale dhe rajonale, zyrën e komisionerit të të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, depuetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të pushetit lokal dhe institucioneve të tjera të rëndësishme.
Takimi vijoi me diskutime për kompetencat dhe Rolin e pushtetit vendor në promovimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal, kuadri i përgjithshëm I këtyre të drejtave në Shqipëri dhe konsolidimi i mëtejshëm I njësive të qeverisjes vendore.
Në 20 vitet e fundit Shqipëria ka bërë përparim të madh në fushën e të drejtave të njeriut. Mbrojtja e të drejtave të njeriut tashmë është mishëruar në Kushtetutë dhe trajtuar në disa ligje të tjera.
Janë ngritur institucione të rëndësishme të pavarura, si ai i Avokatit të Popullit dhe Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi.
Shumë prej këtyre zhvillimeve janë përqëndruar në nivelin qëndror të Shqipërisë.
Ka qenë dhe është niveli I përshtatshëm për hapa të tillë. Por kjo është vetëm një pjesë e rrugës drejt mbështetjes së plotë të të drejtave të njeriut. Nën çatinë kombëtare, niveli I qeverisjes locale ëshgtë akoma më I rëndësishëm në jetën e përditshme të banorëve të Shqipërisë.