Olldashi padit Pocin për "G. Elektrik": Dëmi 12 milion euro
TIRANE- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi padit në prokurori një nga paraardhësit e tij, socialistin Spartak Poci dhe i kërkon të hetojë për shpërdorim detyre që dëmton buxhetin e shtetit në vlerën 12 milion euro.
Sipas Olldashit ish minsitri i Transporteve dhe Telekomunikacionit është shkaktar që "General Electrics Transportation System, Athena" (ILIRIA Consortium) S.a të ketë fituar një gjyqin në Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC në Romë, që detyron shtetin shqiptarë të paguajë të paktën 12 milionë euro kompanisë. “Për më tepër kjo faturë sa vjen e rritet”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga ministria e Transporteve.
Gjyqi
Mosmarrëveshja objekt shqyrtimi në Gjykatën e Arbitrazhit ka qenë kontrata e datës 15 shtator 2003 për modernizimin e seksioneve të Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe Aeroportit Rinas. Sipas MPPT-së, "njoftimi për të proceduar", komunikimi i ish ministrit Poçi, i datës 3 dhjetor 2003, ku kërkohej procedimi i menjëhershëm i një pjesë të kontratës, ka shërbyer në mënyrë të veçantë si provë në favor të "General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) s.a, kundër Shtetit Shqiptar në këtë proces. Sipas zyrës së shtypit të Olldashit, komunikimi i Pocit është bërë në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, respektivisht në mungesë të dhënies së pëlqimit (ratifikimit) në Kuvend të marrëveshjes së huasë, pjesë përbërëse e kësaj kontrate.
Padia
Zyra e shtypit informon se kallzimi penal ndaj Spartak Pocit është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "shpërdorim detyre" e kryer gjatë komunikimit me "General Electrics Transportation System, Athena" (ILIRIA Consortium) S.a.
Për këtë kallëzim penal është vënë në dijeni edhe Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Njoftimi për shtyp sqaron se ministri aktual ka marrë dijeni për cështjen, nga vendimi përfundimtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICC në Romë, dokumentacionit të depozituar nga përfaqësues të shtetit Shqiptar dhe Avokaturës së Shtetit pranë kësaj dhome dhe fakte të lidhura me këtë gjykim, “ka dyshime të arsyeshme në kryerjen e një krimi, që i kushton sot të paktën 12 milion euro Shtetit Shqiptar, faturë që rritet çdo ditë për shkak të interesave", thuhet në njoftimin zyrtar të MPPT-së.
Sipas MPPT-së, komunikimi që mban firmën e Poçit dhe mosparaqitja e tij personalisht në gjykimin e Arbitrazhit sipas rregullave proceduriale për të dhënë sqarimet e nevojshme për këtë komunikim, paraqitur nga "General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) S.a, kanë qenë të rëndësishme për vendimin.
(s.g/BalkanWeb)