E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi s’i beson akuzat e Withers-it ndaj tij

Ai hedh dyshime mbi burimin e të dhënave të këtyre informacioneve.

“Nga ato që munda të lexoj në shtyp se nuk kam parë versionin anglisht, stili nuk më duket zyrtar, por më tepër si thashetheme ballkanike, sesa referuar nga një administrate serioze si ajo e SHBA” tha Olldashi,i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp të zhvilluar të shtunën.

Sipas Olldashit, periudha ku flitet, ai ka drejtuar Ministrinë e Brendshme. “Unë kam pasur fatin të jem Ministër i Brendshëm, të drejtoj politikisht një institucion në kohë të ngjeshur aktiviteti kundër krimit dhe trafiqeve dhe kam pasur fat të kem rezultate shumë të mira të certifikuara nga DASH, SHBA dhe të tjerë partnerë ndërkombëtarë”, shton. Përballë këtyre akuzave, ai shprehet se është i gatshëm të vihet para drejtësisë.

“Pavarësisht burimit apo spekulimit, momenti që një ministër përmendet për akuza monstruoze, meriton një shqyrtim dhe unë jam i gatshëm të vihem në dispozicion të institucioneve, të raportoj para kuvendit, kryeministrit dhe cdo qytetari mbi 18-vjeç, gjithkujt që do të di se si kam funksionuar unë gjatë detyrave të mia”, tha ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-03 15:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›