Olldashi sqaron aksidentin në det

"Nga ajo që është verifikuar nga administrata detare, nuk ka pasur devijim të trajektores së anijes, por mendohet se ka pasur vetëm gabim njerëzor, por ky është një informacion i cili nuk mund të konsiderohet i plotë, pasi shkaku do të bëhet i ditur vetëm kur të dalë kutia e zezë, e cila do të tregojë të gjitha komunikimet dhe lëvizjet e fundit të kryera nga pilotët respektivë”, tha Olldashi në Kuvend.
Ai bëri të ditur se "trageti "Ankara", me regjistër turk, është nisur nga porti i Durrësit në orën 23:10 minuta në drejtim të Italisë, Bari. Në orën 01:40, rreth 20 milje larg portit të Durrësit, në ujrat ndërkombëtare, ka goditur një anije mallrash me flamur maltez me regjistër maltez dhe me pronësi turke, "Reina 1", i nisur nga Rusia drejt Tivarit në Mal të Zi". Olldashi sqaroi se "anija tregtare "Reina 1", ka pasur një ekuipazh prej 10 personash. Ajo është mbytur brenda 8 minutash. I menjëhershëm ka qënë operacioni për shpëtimin dhe kërkimin e personave të anijes turke, nga u bë e mundur shpëtimi i dy prej tyre dhe gjetja e një trupi të pa jetë".
Për sa i përket pasagjerëve, Olldashi njoftoi se fatmirësisht nuk ka pasur dëme. "Në tragetin e pasagjerëve nuk ka dëme. Ndërkohë që pas kryerjes të të gjitha procedurave me ministrinë e Mbrojtjes, Prefekturën e Durrësit, Autoritetin Portual të Durrësit, Flotën, Policinë e Shtetit, po kërkohet dhe po vijon operacioni për shpëtimin apo gjetjen e trupave të pa jetë të të mbyturve", tha ministri Olldashi. /Start/
2011-10-20 12:05