Shlyeni detyrimet për të shmangur penalitetet

“Muajt e mbetur të vitit 2011 janë mundësia e fundit që i jepet biznesit në bazë të ligjit të faljes nr. 10418 dt. 21.04.2011 “Për Legalizimin e Kapitalit dhe Faljen e një pjesë të Borxhit Tatimor dhe Doganor” për të mbyllur të gjitha detyrimet e tyre, në të kundërt, në vitin 2012 të gjitha detyrimet e prapambetura do të jenë 100 % të pagueshme dhe nuk do të ketë më asnjë falje.
Drejtoria e Taksave e Bashkisë së Tiranës kërkon mirëkuptimin e të gjithë subjekteve apo individëve tatimpagues, që ti përgjigjen menjëherë këtij njoftimi”, thekson Bashkia.
Më tej thuhet se Drejtoria e Tatim Taksave e Bashkisë së Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin, nëse nuk do të respektohet ky afat. Masa e parë që do të merret është publikimi në media i emrave dhe detyrimeve të çdo subjekti apo individi, më tej do të veprohet deri në mbledhjen e borxheve me forcë, siç e parashikon ligji. /Start/
2011-10-20 14:44