Prefekti Alizoti njofton fundin e kërkimeve për të humburit
Prefekti Alizoti, tha se Trageti “Ankara” është nisur nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit rreth orës 23:11 të mbrëmjes së djeshme, teksa aksidenti me anijen “Reina 1” ndodhi rreth orës 00:50 të mëngjesit të sotëm.
“Me të marrë njoftimin për aksidentin, është ngritur Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencës i përbërë nga Autoriteti Portual, Drejtoria e Kufirit, Drejtoria e Spitalit, Drejtoria e Policisë dhe Kapiteneria, dhe filloi menaxhimi i situatës”, tha Alizoti.
Trageti “Ankara” me 198 pasagjerë në bord nuk pësoi asnjë dëm, teksa nga anija 3400 tonëshe kanë shpëtuar vetëm dy veta, kapiteni dhe zëvendës/kapiteni. Tetë persona të anijes “Reina 1” rezultojnë të zhdukur. Fillimisht pati keqkuptim lidhur me numrin e viktimave të gjetura, pasi kapiteni i tragetit “Ankara”, Atila, raportoi gabim duke pandehur se dy të shpëtuarit kishin vdekur.
Guardia di Financa, Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare bënë kërkime gjatë gjithë natës ndërkohë që tashmë, Prefekti i Durrësit raportoi se kërkimet janë ndërprerë.
“Nuk ka më asnjë shpresë për gjetjen e trupave të zhdukur”, tha Alizoti gjatë prononcimit për “Start”, duke shtuar se “të lënduarit po marrin trajtim psikologjik”.
Ndërkohë, trageti “Ankara” raportohet se ka vijuar rrugën e saj në drejtim të Barit. “Shteti shqiptar është i angazhuar që të japë ndihmesën e tij për të zbardhur ngjarjen. Shqipëria ka vënë të gjitha instancat në shërbim. Nëpërmjet jush i shprehim ngushëllimet shtetit turk dhe familjeve të viktimave”, tha Alizoti për “Start”.
“Falënderoj Rojën Bregdetare dhe Guardia di Financën, të cilët bënë ç’ishte e mundur pavarësisht se kërkimet përfunduan pa rezultat”, përfundoi Alizoti.
/Start/S. Gurra/
2011-10-20 15:09