Të kompensohen shpejt ish-të përndjekurit dhe të shpronësuarit
02/03/2009 Legalistët për ligjin e lustracionit
Partia “Lëvizja e Legalitetit” kërkoi dje që procesi i dënimit të krimeve të komunizmit të shoqërohet me një kompensim real të viktimave dhe të shpronësuarve. Përmes një deklarate për mediet PLL-ja ritheksoi qëndrimin e saj për dënimin e diktaturës komuniste në tërësi dhe nxjerrjen e përgjegjësive penale rast pas rasti për çdo krim politik të kryer gjatë asaj kohe. Por sipas legalistëve i gjithë ky proces duhet të shoqërohet me një kompensim real dhe të shpejtë për të gjitha viktimat dhe të shpronësuarit e komunizmit. Në deklaratë thuhet se PLL-ja po punon që përfaqësuesit më të spikatur të këtyre shtresave të kenë pozicione kryesuese në listat e saj të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila bllokoi zbatimin e ligjit për lustracionin, PLL-ja theksoi se ky qëndrim dhe komentet e bëra më tej kundër ligjit për hapjen e dosjeve tregojnë qartë se tentakulat e regjimit komunist nuk janë shkëputur ende nga sistemi që po ndërtojmë.