Shoqatat e minoriteteve: Të shtyhet regjistrimit
Shoqata e minoriteteve ka kërkuar dje përmes një letre të hapur që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë. “Ky ligj u hartua nga Komisioni Qendror i Regjistrimit tani censusit, pa asnjë konsultim me Komitetin Shtetëror për Minoritetet dhe as organizatat përfaqësuese të minoriteteve tona”, u shpreh përfaqësuesi i OMONIA-s, Niko Brigu. Ne përfaqësuesit e grupit të punës të organizatave të minoriteteve, tha ai, shprehim kundërshtimin kategorik në lidhje me dispozitat e miratuara, të cilat ndëshkojnë dhe mbysin vetëdeklarimin e lirë të përkatësisë etnike të shtetasve të Republikës të Shqipërisë. Brigu kërkoi që censusi të shtyhet me 6 muaj, në mënyrë që të kryhen konsultimet e duhura, pasi amendimet e reja që iu bënë këtij ligji do të shkaktojnë një proces të deformuar. “Ne përfaqësuesit e minoriteteve kërkojmë nga ana e institucioneve shqiptare, shtyrjen për 6 muaj të procesit të regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, për të kryer konsultimet e mësipërme”, nënvizoi Brigu.