Olli: Plani për të përballuar dimrin
Parashikimet e sinoptikanëve
tregojnë se do të ketë një
dimër të ftohtë dhe shumë
problematik. E kjo ka sjellë direkt
reagimin e Emergjencave Civile, të
cilat kanë marrë një sërë masash
për përballimin e situatës. Në një
intervistë për "Shqip", kreu i Drejtorisë
së Përgjithshme të
Emergjencave Civile, Alfred Olli,
rrëfen masat e marra dhe si do operohet
gjatë kësaj stine.
Në gjithë Evropën mendohet se
do të jetë një dimër i ashpër. Sa e
përgatitur është Drejtoria e
Përgjithshme e Emergjencave
Civile?
Duke pasur parasysh edhe ngjarjet
e vitit të kaluar, Drejtoria e
Përgjithshme e Emergjencave
Civile ka marrë disa masa, të cilat
konsistojnë në detyra konkrete.
Në lidhje me këto masa i kemi
dërguar shkresa gjithë përfaqësuesve
të Pushtetit Vendor. Kështu,
personat konkretë për marrjen
e masave të para janë prefektët.
Nëpërmjet një shkrese, ne u
kemi kërkuar atyre, pikësëpari të
identifikojnë dhe të përcaktojnë
pikat me rrezikshmëri të lartë.
Gjithashtu, kemi kërkuar gjendjen
aktuale, ku prefektët duhet ta
paraqesin me shkresë, sidomos
për objektet me rrezikshmëri të
lartë, siç janë rezervuarët, digat e
liqeneve, e shumë objekte të
tjera. Në këto kushte, prefektët
duhet të jenë të përgatitur për të
përballuar situatat me forcat e
veta. Dhe nëse ata nuk kanë
mundësi, atëherë duhet të
lajmërojnë qendrën. Për këtë
fazë, ne kemi kërkuar që të përllogariten
zonat me të gjithë problemet
e tyre dhe sipas ligjit, pushteti
vendor duhet të përllogarisë
edhe resurset përkatëse.
Si paraqitet situata aktuale?
Reshjet e para krijuan disa
probleme. Këtu mund të përmendim
disa raste, siç ishin reshjet në
Tiranë, konkretisht te Bregu i Lumit,
që ndodhi për shkak të ndërtimeve
pa leje. Gjithashtu, probleme
pati në Shkodër, me zonat e
Pukës dhe Malësisë së Madhe.
Edhe Vermoshin e kemi pasur të
bllokuar për disa ditë. Kukësi ka
paraqitur probleme të tjera në
zonën e Qafës së Malit, Qafës së
Shllakut. Disa probleme të vogla i
kemi pasur edhe në Korçë.
Raste emergjente?
Për fat të mirë, deri tani nuk
kemi pasur ndonjë rast.
Sa të gatshëm jeni në infrastrukturë?
Drejtoria e Përgjithshme e
Emergjencave Civile, brenda
mundësive, do të jetë e gatshme të
përballojë çdo situatë. Gjatë komunikimeve
të shpeshta që kemi pasur,
kemi vënë re se të gjithë kryetarët
e shtabeve në qarqe, të gjithë
forcat e emergjencave, të cilat janë
të detyruara me ligj, do të jenë të
gatshëm për të ndihmuar në çdo
moment dhe për të administruar
çdo situatë.
Po me të huajt, si janë marrëdhëniet
për të ndihmuar në raste
emergjente?
Në këtë projekt për të përballuar
situatat emergjente, kemi përfituar
një mbështetje të fuqishme
nga Banka Botërore dhe shumë
shpejt presim mbështetje logjistike,
që bëhet efektive në fillim të
muajit dhjetor. Kjo mbështetje arrin
në vlerën 10 milionë dollarë, që
konsistojnë në mjete dhe për krijimin
e gjashtë qendrave operacionale
në disa qarqe.
Sa fonde keni aktualisht?
Aktualisht, fondi për Emergjencat
Civile është rreth 500 milionë
lekë. Këto nuk mjaftojnë, por
mbështetemi te fondi rezervë i
Këshillit të Ministrave, i cili na garanton
mbështetje të fuqishme për
përballimin e situatave në raste
ekstreme.
Në raste të ngjarjeve të rënda,
sa të gatshëm janë të huajt për të
na ndihmuar?
Pikësëpari shpresojmë të mos
ndodhë. Dua të them se kjo u ka
ndodhur edhe vendeve të mëdha,
por, për të paraprirë në këto situata,
kemi kontaktuar me vende të
ndryshme. Gjithashtu, kemi dy
marrëveshje, të cilat janë ato me
Mbrojtjen Civile Italiane dhe
Mbrojtjen Civile Greke. Tjetër marrëveshje
kemi edhe me Emergjencat
në NATO, me të cilët kemi pasur
goxha bashkëpunim dhe kanë
qenë të gatshëm. Nuk na mungojnë
marrëveshje për të përballuar
këto situata edhe me Malin e Zi,
Maqedoninë, Kroacinë dhe Turqinë.
Në detyrën që keni, si janë marrëdhëniet
tuaja me ministrin dhe
Kryeministrin?
Kam kontakt 24 orë non-stop.
Në çdo rast, si ministri edhe
Kryeministri kanë qenë të gatshëm.
Opozita ka akuzuar se nuk
funksionon fondi rezervë. Jeni i
sigurt se qeveria do t‘iu mundësojë
një fond në rast emergjent?
Gatishmëria e qeverisë është në
atë nivel që të përdorë gjithë mjetet
për të përballuar çdolloj situate
emergjente. Gjithashtu, qeveria ka
treguar në raste të tjera, duke ndihmuar
emergjencat civile për çdo
nevojë që kanë pasur në përballimin
e situatave konkrete.
tregojnë se do të ketë një
dimër të ftohtë dhe shumë
problematik. E kjo ka sjellë direkt
reagimin e Emergjencave Civile, të
cilat kanë marrë një sërë masash
për përballimin e situatës. Në një
intervistë për "Shqip", kreu i Drejtorisë
së Përgjithshme të
Emergjencave Civile, Alfred Olli,
rrëfen masat e marra dhe si do operohet
gjatë kësaj stine.
Në gjithë Evropën mendohet se
do të jetë një dimër i ashpër. Sa e
përgatitur është Drejtoria e
Përgjithshme e Emergjencave
Civile?
Duke pasur parasysh edhe ngjarjet
e vitit të kaluar, Drejtoria e
Përgjithshme e Emergjencave
Civile ka marrë disa masa, të cilat
konsistojnë në detyra konkrete.
Në lidhje me këto masa i kemi
dërguar shkresa gjithë përfaqësuesve
të Pushtetit Vendor. Kështu,
personat konkretë për marrjen
e masave të para janë prefektët.
Nëpërmjet një shkrese, ne u
kemi kërkuar atyre, pikësëpari të
identifikojnë dhe të përcaktojnë
pikat me rrezikshmëri të lartë.
Gjithashtu, kemi kërkuar gjendjen
aktuale, ku prefektët duhet ta
paraqesin me shkresë, sidomos
për objektet me rrezikshmëri të
lartë, siç janë rezervuarët, digat e
liqeneve, e shumë objekte të
tjera. Në këto kushte, prefektët
duhet të jenë të përgatitur për të
përballuar situatat me forcat e
veta. Dhe nëse ata nuk kanë
mundësi, atëherë duhet të
lajmërojnë qendrën. Për këtë
fazë, ne kemi kërkuar që të përllogariten
zonat me të gjithë problemet
e tyre dhe sipas ligjit, pushteti
vendor duhet të përllogarisë
edhe resurset përkatëse.
Si paraqitet situata aktuale?
Reshjet e para krijuan disa
probleme. Këtu mund të përmendim
disa raste, siç ishin reshjet në
Tiranë, konkretisht te Bregu i Lumit,
që ndodhi për shkak të ndërtimeve
pa leje. Gjithashtu, probleme
pati në Shkodër, me zonat e
Pukës dhe Malësisë së Madhe.
Edhe Vermoshin e kemi pasur të
bllokuar për disa ditë. Kukësi ka
paraqitur probleme të tjera në
zonën e Qafës së Malit, Qafës së
Shllakut. Disa probleme të vogla i
kemi pasur edhe në Korçë.
Raste emergjente?
Për fat të mirë, deri tani nuk
kemi pasur ndonjë rast.
Sa të gatshëm jeni në infrastrukturë?
Drejtoria e Përgjithshme e
Emergjencave Civile, brenda
mundësive, do të jetë e gatshme të
përballojë çdo situatë. Gjatë komunikimeve
të shpeshta që kemi pasur,
kemi vënë re se të gjithë kryetarët
e shtabeve në qarqe, të gjithë
forcat e emergjencave, të cilat janë
të detyruara me ligj, do të jenë të
gatshëm për të ndihmuar në çdo
moment dhe për të administruar
çdo situatë.
Po me të huajt, si janë marrëdhëniet
për të ndihmuar në raste
emergjente?
Në këtë projekt për të përballuar
situatat emergjente, kemi përfituar
një mbështetje të fuqishme
nga Banka Botërore dhe shumë
shpejt presim mbështetje logjistike,
që bëhet efektive në fillim të
muajit dhjetor. Kjo mbështetje arrin
në vlerën 10 milionë dollarë, që
konsistojnë në mjete dhe për krijimin
e gjashtë qendrave operacionale
në disa qarqe.
Sa fonde keni aktualisht?
Aktualisht, fondi për Emergjencat
Civile është rreth 500 milionë
lekë. Këto nuk mjaftojnë, por
mbështetemi te fondi rezervë i
Këshillit të Ministrave, i cili na garanton
mbështetje të fuqishme për
përballimin e situatave në raste
ekstreme.
Në raste të ngjarjeve të rënda,
sa të gatshëm janë të huajt për të
na ndihmuar?
Pikësëpari shpresojmë të mos
ndodhë. Dua të them se kjo u ka
ndodhur edhe vendeve të mëdha,
por, për të paraprirë në këto situata,
kemi kontaktuar me vende të
ndryshme. Gjithashtu, kemi dy
marrëveshje, të cilat janë ato me
Mbrojtjen Civile Italiane dhe
Mbrojtjen Civile Greke. Tjetër marrëveshje
kemi edhe me Emergjencat
në NATO, me të cilët kemi pasur
goxha bashkëpunim dhe kanë
qenë të gatshëm. Nuk na mungojnë
marrëveshje për të përballuar
këto situata edhe me Malin e Zi,
Maqedoninë, Kroacinë dhe Turqinë.
Në detyrën që keni, si janë marrëdhëniet
tuaja me ministrin dhe
Kryeministrin?
Kam kontakt 24 orë non-stop.
Në çdo rast, si ministri edhe
Kryeministri kanë qenë të gatshëm.
Opozita ka akuzuar se nuk
funksionon fondi rezervë. Jeni i
sigurt se qeveria do t‘iu mundësojë
një fond në rast emergjent?
Gatishmëria e qeverisë është në
atë nivel që të përdorë gjithë mjetet
për të përballuar çdolloj situate
emergjente. Gjithashtu, qeveria ka
treguar në raste të tjera, duke ndihmuar
emergjencat civile për çdo
nevojë që kanë pasur në përballimin
e situatave konkrete.