Depresioni nga vetmia, vret veten 58-vjeçari
Një 58-vjeçar është vetëvrarë dje paradite në Tiranë
në banesën e tij në afërsi të shkollës "Sami
Frashëri". Viktima quhet Behar Sevdaraj dhe sipas
policisë i ai u vetëvra me një pistoletë. Prej kohësh, 58-
vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe dyshohet se
shkaku i vetëvrasjes mund të ketë qenë një moment i
rëndë depresioni. Policia, e cila shkoi menjëherë në
vendngjarje, sekuestroi armën dhe po heton arsyet që
e çuan të moshuarin t‘i jepte fund jetës. Policia shpjegoi
se njoftimi për këtë vetëvrasje është dhënë rreth orës
08:00 të mëngjesit, nga një person te Rruga e
Barrikadave. Pas kryerjes së veprimeve hetimore,
uniformat blu shpjeguan se në dhomën e gjumit të një
banese private, Sevdaraj kishte vrarë veten me një
pistoletë, tip "TT", ku numrat nuk i dalloheshin, pasi ishte
e dëmtuar. Policia sekuestroi armën dhe një krehër me
pesë fishekë.