E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me sëpatë, vëllai plagos rëndë motrën

Dy fëmijë të vegjël, vëlla e motër, janë bërë
protagonistë të një ngjarjeje në Tiranë, që
fatmirësisht nuk është kthyer në tragjedi. 5-vjeçari
Muharrem G. ka goditur motrën me sëpatë pas koke
gjatë një loje në oborrin e shtëpisë. Në një moment që
ata i kanë humbur kontrollit të prindërve, kanë filluar të
luajnë me sëpatë dhe Jurida G. është goditur pas koke.
Burimet policore bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka
ndodhur pasditen e dy ditëve më parë në Mëzez. Sipas
policisë, në orën 17:30 të së premtes, në Spitalin
Ushtarak ka shkuar e dëmtuar në kokë Jurida G, 4 vjeçe.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka marrë në pyetje të
ëmën e të miturve, e cila deklaroi se vajza është
dëmtuar me sëpatë, duke luajtur në oborrin e banesës
me të vëllain. Pas mjekimit, Jurida G. u largua në
banesë, jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se njoftimi
Shemsi Shaljani, i cili tentoi të vetëvritej është dhënë nga mjekët e spitalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›