Vrasja e beratasit, autori tenton vetëvrasjen në qeli
Gjendja e rënduar për
vrasjen aksidentale të
shokut e ka turbulluar 25-
vjeçarin nga Tirana, i cili ka tentuar
t‘i japë fund jetës. Shemsi Shaljani,
i arrestuar për vrasjen e beratasit
Ferdinand Gjata, ka prerë
damarët gjatë qëndrimit në qeli,
pasi nuk e ka duruar dot faktin për
vrasjen e shokut, i cili martohej në
fillim të muajit dhjetor. Burimet
nga burgjet bëjnë të ditur se Shaljani
ka kaluar në depresion pas arrestimit
të bërë nga Seksioni
Kundër Krimeve ndaj Jetës në Tiranë.
Në një moment, ai ka gjetur një
mjet të mprehtë dhe ka tentuar të
presë damarët, me qëllim
vetëvrasjen. Ai ia ka arritur disi
qëllimit, por ndërhyrja e shpejtë e
rojeve të qelive ka sjellë shpëtimin
e tij. Burimet nga grupi hetimor
bënë të ditur se atij i është dhënë
ndihma e menjëhershme dhe
gjendja shëndetësore është
përmirësuar ndjeshëm. Më pas,
grupi i punës ka marrë në pyetje
të riun, i cili ka deklaruar se kishte
vendosur t‘i jepte fund jetës për
shkak të krimit që kishte kryer. Dje,
ai është paraqitur në Gjykatën e
Tiranës për vlerësimin e masës së
sigurisë. Togat e zeza kanë vendosur
për të "burg pa afat", ndërkohë
që ai e ka pranuar krimin e kryer
dhe ka shprehur pendesë për
këtë akt.
Sipas të dhënave nga dosja penale,
25-vjeçari beratas është vrarë
aksidentalisht nga shoku i tij, por
nga frika, autori nuk ka shkuar në
polici. Ferdinand Gjata ka qenë
duke luajtur me shokun e tij
Shemsi Shaljani, i cili mbante një
pistoletë në dorë, e cila është shkrepur
pa dashje dhe ka goditur në
brinjë të riun. I tmerruar nga kjo,
Shaljani e ka dërguar shokun e tij
në spital me shpresën që ai të
mbijetojë, por ai ka ndërruar jetë.
Tmerri dhe frika që ka përjetuar ka
detyruar 25-vjeçarin që të mos
tregojë asgjë në polici, deri në momentin
kur grupi hetimor e ka
zbuluar dhe e ka arrestuar.
Pas një pune investiguese,
duke përdorur metodat e specializuara
të hetimit, uniformat blu
mundën të identifikojnë dhe të
kapin autorin e dyshuar të vrasjes
së Ferdinand Gjatës. Policia tha se,
duke qenë së bashku me viktimën
në dyqanin e tij, në bulevardin
"Zogu i Parë", rreth orës 17:00 të
së hënës, si pasojë e lojës me pistoletën
e tij tip "Zastava", ka qëlluar
aksidentalisht atë, duke e plagosur
rëndë dhe pasi e ka çuar në
spitalin "Nënë Tereza", është larguar
duke iu fshehur policisë.
Gjithashtu, me arrestimin e tij,
policia ka zbardhur edhe misterin
për këtë vrasje, për të cilën u
hetua në disa pista. Ferdinand
Gjata do të martohej pas dy javësh
dhe vrasja e tij ishte një tragjedi
për familjen e tij, që kishte nisur
përgatitjen për dasmë. Familjarët
e marrë në pyetje nga policia
deklaruan se djali i tyre ishte një
njeri i qetë dhe pa probleme. Madje,
ata rrëfyen për "Shqip" se po
përgatitej edhe dasma e tij.
vrasjen aksidentale të
shokut e ka turbulluar 25-
vjeçarin nga Tirana, i cili ka tentuar
t‘i japë fund jetës. Shemsi Shaljani,
i arrestuar për vrasjen e beratasit
Ferdinand Gjata, ka prerë
damarët gjatë qëndrimit në qeli,
pasi nuk e ka duruar dot faktin për
vrasjen e shokut, i cili martohej në
fillim të muajit dhjetor. Burimet
nga burgjet bëjnë të ditur se Shaljani
ka kaluar në depresion pas arrestimit
të bërë nga Seksioni
Kundër Krimeve ndaj Jetës në Tiranë.
Në një moment, ai ka gjetur një
mjet të mprehtë dhe ka tentuar të
presë damarët, me qëllim
vetëvrasjen. Ai ia ka arritur disi
qëllimit, por ndërhyrja e shpejtë e
rojeve të qelive ka sjellë shpëtimin
e tij. Burimet nga grupi hetimor
bënë të ditur se atij i është dhënë
ndihma e menjëhershme dhe
gjendja shëndetësore është
përmirësuar ndjeshëm. Më pas,
grupi i punës ka marrë në pyetje
të riun, i cili ka deklaruar se kishte
vendosur t‘i jepte fund jetës për
shkak të krimit që kishte kryer. Dje,
ai është paraqitur në Gjykatën e
Tiranës për vlerësimin e masës së
sigurisë. Togat e zeza kanë vendosur
për të "burg pa afat", ndërkohë
që ai e ka pranuar krimin e kryer
dhe ka shprehur pendesë për
këtë akt.
Sipas të dhënave nga dosja penale,
25-vjeçari beratas është vrarë
aksidentalisht nga shoku i tij, por
nga frika, autori nuk ka shkuar në
polici. Ferdinand Gjata ka qenë
duke luajtur me shokun e tij
Shemsi Shaljani, i cili mbante një
pistoletë në dorë, e cila është shkrepur
pa dashje dhe ka goditur në
brinjë të riun. I tmerruar nga kjo,
Shaljani e ka dërguar shokun e tij
në spital me shpresën që ai të
mbijetojë, por ai ka ndërruar jetë.
Tmerri dhe frika që ka përjetuar ka
detyruar 25-vjeçarin që të mos
tregojë asgjë në polici, deri në momentin
kur grupi hetimor e ka
zbuluar dhe e ka arrestuar.
Pas një pune investiguese,
duke përdorur metodat e specializuara
të hetimit, uniformat blu
mundën të identifikojnë dhe të
kapin autorin e dyshuar të vrasjes
së Ferdinand Gjatës. Policia tha se,
duke qenë së bashku me viktimën
në dyqanin e tij, në bulevardin
"Zogu i Parë", rreth orës 17:00 të
së hënës, si pasojë e lojës me pistoletën
e tij tip "Zastava", ka qëlluar
aksidentalisht atë, duke e plagosur
rëndë dhe pasi e ka çuar në
spitalin "Nënë Tereza", është larguar
duke iu fshehur policisë.
Gjithashtu, me arrestimin e tij,
policia ka zbardhur edhe misterin
për këtë vrasje, për të cilën u
hetua në disa pista. Ferdinand
Gjata do të martohej pas dy javësh
dhe vrasja e tij ishte një tragjedi
për familjen e tij, që kishte nisur
përgatitjen për dasmë. Familjarët
e marrë në pyetje nga policia
deklaruan se djali i tyre ishte një
njeri i qetë dhe pa probleme. Madje,
ata rrëfyen për "Shqip" se po
përgatitej edhe dasma e tij.