Olli: “Zjarri në Linzë mendohet i qëllimshëm”
TIRANË - Zjarret që përfshinë tri ditët e fundit sipërfaqe të konsiderueshme toke në Linzë të komunës së Dajtit, pak kilometra larg Tiranës, mendohet se janë të qëllimshme dhe janë vënë nga banorë të zonës për hapjen e tokave të reja. Në një komunikim për mediat, drejtori i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, Alfred Olli, tha dje se “zjarret e rëna në kodrat përreth Linzës dogjën disa hektarë tokë me shkurre dhe pemë. Por, falë operacioneve të ndërmarra nga shërbimet zjarrfikëse të Tiranës, sipas Ollit, flakët e zjarreve janë shuar pa shkaktuar pasoja apo dëme në banesat e kësaj zone. Ndërkohë, me përfundimin e këtyre operacioneve, Policia e qarkut ka hapur hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarreve që prekën këtë zonë, një nga më të njohurat dhe te frekuentuarat në Tiranë për nga peizazhi i gjelbër dhe freskia e saj. nga të dhënat paraprake grupet e punës kanë ngritur dyshime se në këto raste kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë person të arrestuar, pasi hetimet janë në zhvillim e sipër”.
26 Gusht 2008