E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikonstruktohet linja e ujësjellësit të Levanit



FIER - Në fshatrat e komunës Levan ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit. Projekti synon furnizimin me ujë të pijshëm për banorët gjatë 24 orëve.
Komuna Levan është aksionarja e dytë pas Bashkisë së Fierit për zbatimin e këtij rikonstruksioni. Projekti i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve është llogaritur në vlerën financiare rreth 1.500.000 lekë, të siguruara nga të ardhurat e vetë ndërmarrjes. Sipas drejtorit Agim Plepi, projekti zgjidh njëherë e mirë problemin e ujit të pijshëm për rreth 18.000 banorët e kësaj zone dhe ai konsiston në rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm të shpërndarjes dhe në segmentet dytësore të tij. Për të përshpejtuar punimet dhe për të eliminuar ndërprerjen e trafikut rrugor, po punohet edhe gjatë orëve të natës, pohon Plepi. Sipas tij, po punohet për rikonstruksionin e plotë të linjave të ujësjellësit dhe punonjësit janë shpërndarë në të gjitha lagjet, duke shtrirë tubacionet e reja. Ky investim është nga më të rëndësishmit dhe jetikët për banorët.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›