E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtronte aktivitet të palicencuar, paditet kambisti



Tiranë - Specialistët e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave proceduan penalisht një shtetas për veprën penale të “ushtrimit të palicencuar të veprimtarisë bankare ose çdo veprimtarie tjetër financiare pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë”. Nisur nga kjo ata dërguan materialet në Prokurori për shtetasin Bujar Hitaj, vjeç 57, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, pasi dje rreth orës 09:00, është kapur në flagrancë në afërsi të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, duke ushtruar këmbim valutor në rrugë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 800 lekë dhe 150 dollarë.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›