Olli per ABC News De facto Basha mund te quhet kryebashkiak i Tiranes
Ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë, por të gjithë e panë se sa transparent dhe i rregullt ishte ai.
Kështu e ka komentuar gjatë një lidhje direkte për “ABC News”, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, realizimin e procesit të numërimit të fletëve të hedhura në kutitë e gabuara të votimit për bashkinë e Tiranës.
Kjo sipas tij, tregon integritetin e gjithë procesit zgjedhor, për kapjen e standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët.
“Elementët e sigurisë treguan vetë saktësinë e këtij procesi”, tha ai më tej.
Duke përfunduar se duhen rreth dy javë që të çertifikohet vendimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, pra kjo mbetet thjesht një çështje kohe.
“De facto, Basha mund të quhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, kurse de juro, duhet të presim procedurat ligjore që do ta përcaktojnë këtë”, shtoi ai.