Olmert: Do të përgjigjemi ashpër
Tel Aviv -Kryeministri izraelit, Ehud Olmert ka reaguar ndaj sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës, duke deklaruar se Izraeli do të përgjigjej ashpër nëse do të vazhdonin sulme të tilla. "Nëse vazhdon hedhja e raketave nga Rripi i Gazës ne do t'i përgjigjemi ashpër, me qëllim që organizatat terroriste të kuptojnë se Izraeli nuk është gati t'u nënshtrohet'', deklaroi Olmert.
"Në fund të javës, 11 raketa u hodhën kundër jugut të Izraelit (...). Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak do të japë direktivat me qëllim që forcat izraelite të ruajnë qetësinë në jug të Izraelit', shtoi ai. ''Shtatë raketa janë hedhur që nga dita e premte nga Rripi i Gazës kundër jugut të Izraelit pa shkaktuar të plagosur'', deklaroi dje një zëdhënës i ushtrisë Izraelite. Qindra raketa janë hedhur nga Rripi i Gazë kundër jugut të Izraelit që nga fundi i operacionit izraelit.