E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria austriake do të testohet sot për reformat

Vjenë -Shtetasit austriakë do të kenë një mundësi të shprehin opinionin e tyre në lidhje me uljen e taksave dhe me masat stimuluese ekonomike të ndërmarra nga koalicioni i reformuar qeverisës, gjatë votimeve të sotme rajonale. Votimet do të jenë një testim për të djathtën, që po përballet me boshllëkun e lënë nga Joerg Haider, lider popullor dhe karizmatik, i cili humbi jetën në një aksident rrugor tetorin e vitit të kaluar.

Socialdemokratët e qendrës së djathtë, të cilët fituan me një përqindje të vogël diference në zgjedhjet e përgjithshme të shtarotit të vitit të kaluar dhe formuan një koalicion me Partinë Popullore të qendrës së djathtë, janë në avantazh dhe kryesojnë zgjedhjet rajonale parlamentare në të dyja rajonet, Salzburg and Karintia. Një anëtar i organizatës separatiste baske ETA, i dyshuar se po përgatitej për kryerjen e një atentati, u arrestua sot në veri të rajonit bask, bëri të ditur sot policia.

''Ky aktivist u arrestua në lokalitetin Billabona'', deklaroi policia rajonale në një komunikatë. Aktivisti mbahej nën vëzhgim që prej disa kohësh nga policia. Ky arrestim u krye disa orë para hapjes së qendrave të votimit në rajonin bask ku 1,78 milionë zgjedhës do të shkojnë për të votuar për të zgjedhur parlamentin e ri rajonal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›