Olsen paralajmëron: Në Shqipëri na pret një ambient armiqësor
Morten Olsen paralajmëron skuadrën e tij, që ta vlerësojë maksimalisht përballjen e së mërkurës me Shqipërinë në stadiumin "Qemal Stafa". Trajneri i përfaqësueses së Danimarkës e ka të qartë se në Tiranë kryesuesit e Grupit 1 (që me tri pikë kualifikohen në Botërorin 2010), do të përballen me një ambient armiqësor. "Takimi do të jetë i ndezur. Këtu do të ndikojë edhe atmosfera ‘e nxehtë‘ dhe aspak miqësore që krijojnë tifozët shqiptarë për skuadrat kundërshtare", deklaroi 60-vjeçari duke rikujtuar sfidën e afro pesë viteve më parë, të fituar 2:0 përballë kuqezinjve. "Do të jetë më shumë një sfidë nervash, ku skuadra duhet të tregojë profesionalizmin e saj. Është një ndeshje krejt e ndryshme nga ato që jemi mësuar të luajmë". Në deklaratën e dhënë për "TV2", Olsen shprehet se Bendtner dhe yjet e tjerë të Danimarkës nuk do ta kenë të lehtë të luajnë përballë një publiku të tillë: "Do të diskutojmë me lojtarët dhe t‘i parapërgatitim për një ambient të ndryshëm nga të tjerët. Skuadra ime duhet të ketë parasysh se sa herë që Shqipëria do të kalojë mesin e fushës, fansat do të fillojnë të bërtasin dhe t‘i mbështesin. Kjo është mënyra se si reagon publiku atje".
Më tej, trajneri shtoi se për momentin danezët duhet ta harrojnë Suedinë dhe Hungarinë, por të jenë të përqendruar maksimalisht te Shqipëria e drejtuar nga Josip Kuzhe. Në rast se nuk marrin tri pikët të mërkurën, në tetor nordikët do të luajnë "finalen e madhe" me rivalët direkt të Suedisë, që ndodhen vetëm 4 pikë larg dhe shpresojnë të përfitojnë nga një hap fals i Danimarkës. "Nuk më intereson si dalin rezultatet e skuadrave të tjera të grupit. Ne duhet të mendojmë vetëm për Shqipërinë: të mërkurën ta harrojmë Suedinë apo Hungarinë. Ndodhemi në pozitat e kryesuesve falë punës dhe përgatitjes së mirë, e për këtë arsye duhet të jemi të përqendruar dhe të fitojmë tri pikët në takimin e së mërkurës", shtoi Olsen. "Me barazimin përballë Portugalisë realizuam objektivin tonë. Pika e marrë ishte si një fitore për ne. Vuajtëm presionin e luzitanëve, por u mbrojtëm mirë". I njëjti skenar do të përsëritet edhe në Shqipëri, por ketë herë do të jetë Danimarka ajo që do ta kontrollojë lojën, ndërsa kuqezinjtë pritet të mendojnë më shumë për mbrojtjen. "Shqipëria është një skuadër e mirorganizuar dhe me lojtarë të talentuar, por e theksoj se presioni më i madh me të cilin duhet të përballemi janë tifozët. Nëse duam të luajmë në Kupën e Botës, duhet t‘i rezistojmë presionit të 20 mijë personave që brohorasin ekipin e tyre", përfundoi Olsen.