E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Plagosi me thikë 3 persona pas një sherri në një lokal në Laprakë, vetëdorëzohet autori

Altin Mergjushi 47-vjeç, autori i plagosjes së trefishtë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Laprakë, u vetëdorëzua në mjediset e policisë së Tiranës.

Blutë e kryeqytetit bënë të ditur, se ai u vetëdorëzua dhe më pas u arrestua, pasi mbrëmjen e shkuar, pas një sherri që ndodhi në një lokal në Laprakë, goditi me thikë Viktor Rrapollarin, 64-vjeç, vajzën e këtij tij, Roxhersa Rrapollari, 40-vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.

Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.

Sipas hetimeve, 47-vjeçari më herët punonte në fabrikën e shtetasit Italian, Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.

Bluzat e bardha, por edhe policia, bëjnë të ditur, se tre personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›