Poezia shqipe botohet në greqisht
Para pak ditësh ka dalë nga shtypi, në gjuhën greke, një antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare.
Përmbledhja me 17 poetë shqiptarë është përgatitur, pajisur me parathënie dhe përkthyer nga Romeo Çollaku dhe është botuar në serinë “Poetë të botës” nga shtëpia botuese “Roes”, me qendër në Athinë. Në këtë antologji janë përfshirë kronologjikisht autorët Arben Dedja, Arian Leka, Virion Graçi, Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, Çelo Hoxha, Idlir Azizi, Olimbi Velaj, Ilir Belliu, Lindita Arapi, Parid Teferiçi, Gentian Çoçoli, Lindita Ahmeti, Romeo Çollaku, Alket Çani, Ervin Hatibi dhe Ledia Dushi. Në parathënien e antologjisë, përkthyesi ka bërë një ekspoze të poezisë shqipe që nga fillesat e saj deri në ditët e sotme, duke theksuar zhvillimet kryesore dhe autorët më të spikatur të saj. Poetët në këtë antologji janë prezantuar me nga katër poezi, në shqip dhe greqisht, si dhe me një shënim të shkurtër bibliografik.