Olta Xhaçka, me të njëjtat simptoma si të Edvinit dhe Rudina Seserit
Shtohen radhët e të “infektuarve” në PS TIRANE – Partia Socialiste aktivizon edhe njëherë nga e para paralajmërimin e saj, për bojkotim afatgjatë të punimeve të kuvendit të Shqipërisë. Kësisoj, Edi Rama, që në fakt, personalisht po merret me eliminimin e “armiqve” të partisë, të cilën e formalizoi edhe në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku ai dha shkëndijën e parë të hakmarrjes, teksa paralajmëroi me likuidim deputetin dhe njërin prej përfaqësuesve të zërave ndryshe në parti, Ben Blushin, ka lëshuar në media ditët e fundit, njerëzit e tij më të afërt, të cilët kanë të njëjtat simptoma me të, narkofodullë, arrogantë, besëshkelur dhë të faktuar si armiq të proceseve integruese të shqiptarëve, për të sulmuar qeverinë legjitime, të dalë nga vullneti i popullit më 28 qershor. Deputetja e re e kuvendit të Shqipërisë, Olta Xhaçka, që për fat të keq dhe për hir të klikës antikompromis të Edvinit, ia ka kushtëzuar uljen, për herë të parë në karrigen e ligjvënëses dhe përfaqësuese së popullit, doli dje në media dhe përcolli kënaqësinë e radhës të eprorit të saj, se nuk do të heqin dorë nga pretendimet absurde të tyre, për bojkotim pa afat të punimeve të kuvendit të Shqipërisë. Kjo politikë e theksuar e bojkotit vjen si rrjedhojë e problemeve të brendshme të Partisë Socialiste, dhunës së vazhdueshme që po i ushtron Edi Rama, përdorimin në mënyrë turpëruese të deputetëve të rinj si Ditziun, Oltën, Sajmirin, Rudinën, për qëllime të tij personale dhe që nuk kanë të bëjnë aspak me linjën politike të forcës opozitare. Kjo trysni pinjollësh, deputetë ftujakë, të cilët marrin përsipër dhe me çdo kosto, për përmbushjen e kënaqësive antistatutore dhe antimorale të Edvinit, e kanë të pamundur të shohin përtej papafingos ylberiste që u’a ka imponuar, me sa duket, me dhunë barbare, barbari më i madh në PS, Edi Rama. Këta deputetë, që dalin në media, për sadisfaksionin personal të Edi Ramës dhe aspak për ndonjë kontribut politik në drejtim të pasurimit të alternativave politike apo racionalizimin e tyre. Në këtë kuadër, ylberistët e rinj të PS-së, nuk mund ta shpëtojnë Edi Ramën nga kolapsi politik, përderisa ka prekur fundin tashmë dhe askush nuk ka më besim tek ai, madje as socialisti më i thjeshtë.
...