E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta dhe Klodi bisedojnë

29/03/10 23:26

Olta dhe Klodi kanë qëndruar në kopësht dhe kanë biseduar gjatë. Ai i ka treguar për zënkën me Seldin në prani të tij dhe në një farë mënyrë kanë arritur të sqarohen me njëri-tjetrin. Më pas Olta i ka treguar se lojën që është ndërruar shampoja me vinovil, e ka bërë ajo. Klodi e pyet Oltën se si po e përjeton nominimin këtë javë dhe ajo përgjigjet se tashmë është mësuar, por e shtuna është plot emocion. Klodi shprehet se për të ditët më të këqija gjatë nominimit janë ditët e para të javës, pasi të rri mendja gjatë gjithë kohës atje. Ajo thotë që përsa i përket rrobave është më mirë që ti lërë në valizhe, pasi nuk ia vlen që të merret me pregatitjen e valizhes pothuajse çdo javë. Klodi thotë me shaka që shqetësohet kur nuk është në nominim, por është më mirë që të jetë një javë po e një javë jo.
Më tej Kika afrohet pranë tyre dhe ajo e pyet se ku ka qënë, ndërsa Klodi kërkon të dijë se pse është i mërzitur ai. Kika thotë:-pse kështu dukem? dhe kjo situatë kalon. Ata flasin se si e kanë kaluar ditën e sotme dhe Kika shprehet se kanë bërë mjaft situata komike. Ndërsa më pas flasin për Tatianën dhe thonë që ajo është e mërzitur, por e mban përbrenda. Kika shprehet se ajo është mërzitur nga loja që i kanë marrë rrobat dhe më pas ka arritur në konkluzionin se nuk ka askënd jashtë. Kika shton se e ka inkurajuar se ajo nuk duhet ti shohë gjërat në këtë mënyrë dhe duhet të jetë krenare pasi janë të rrallë të huajt që e flasin gjuhën shqipe aq mirë. Kika thotë se ajo ka problemin që ndihet e huaj, paçka se ata e kanë pritur mirë.
Ndërkohë që Domi dhe Seldi janë në dhomë dhe thurin planë se kujt do ti kurdisin ndonjë lojë dhe Domi hedh mendimin se duhet tia bëjnë dikujt që merr zjarr shpejt dhe nuk mund ti shkojë mendja tek ata, dhe përmend Erionin ose Jetmirin me Kikën.
Seldi shprehet se ai mund ti bëjë lojë kujt të dojë aty dhe i funksionon, por do të gjejë dikë që të vihet në lëvizje.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›