E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plane të tjera për të vënë në lojë banorët

30/03/10 01:00

Fantazia e banorëve dhe lojërat në shtëpinë e BB vazhdojnë përgjatë gjithë ditës edhe natës. Tashmë është radha e Mirit që të hakmerret tek banorët. Ai ka menduar një lojë tjetër për ta dhe për këtë konsultohet me Edin. Të dy bien dakord me planin e ri dhe mendojnë se do realizohet më së miri. Miri mendon që të marrë të gjitha ushqimet që kanë për të kaluar javën e ti fshehë ato, për një ditë, në ndonjë vend që banorëve të mos u shkojë mendja. Sipas tij, kjo do jetë argëtuese për publikun, ndërsa tek banorët do fillojë debati ku ata do akuzojnë njeri-tjetrin. Ata mendohen mirë për vendin dhe mendojnë se në tualetin e shtëpisë së vjetër, do jetë vendi ideal, por duhet të paralajmërojnë fillimisht banorët se ndalohet hyrja. Miri i paralajmëron fillimisht banorët, por duke u menduar me Edin, thonë se edhe ai nuk mund të jetë vend i mirë sepse banorët do duan të hyjnë dhe herët a vonë kjo do ndodhë. Kështu ata fillojnë që të mendojnë vende nga më të ndryshmet, por asnjë nuk u përshtatet. Edi mendon se është e ekzagjeruar që të fshehin ushqimin, pasi debatet do jenë të ashpra për mungesën e tyre, por mbi të gjitha fakti se ato mund të prishen. Kështu duke diskutuar, Miri mendon që të fshehin ushqime që nuk prishen ose enët e kuzhinës e ndërsa vjen rrotull nëpër shtëpi, fsheh disa tiganë e tava, mbrapa plazmës e poshtë kolltukëve. Ndërkohë ai vazhdon ende të mendohet për ndonjë gjë tjetër. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›