E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta e “Big Brother”refuzon milionat e ndërtuesit: Ambicia ime, më tepër se kaq

Suplementi Panorama PLUS

Ka rreth një muaj e gjysmë që ka ulur siparin reality show më i famshëm në Shqipëri “Big Brother”, i cili këtë herë ishte në edicionin e tij të tretë dhe personazhet e tij, protagonistët të cilët ndanë pothuajse katër muaj jetë me të gjithë publikun, tashmë iu janë kthyer përditshmërisë së tyre. Ndërkohë, ata vetë por edhe ne e dimë mirë se me pjesëmarrjen e tyre në këtë program jeta e tyre tashmë ka ndryshuar. Edhe vetë ata janë të bindur se diçka më e mirë duhet të ndodhë, një perspektivë më e madhe duhet t’i presë. Siç dihet, të rinjtë që marrin pjesë në këtë program në përgjithësi janë njerëz ambiciozë, disi të pakënaqur me atë çka kanë arritur në jetë dhe shumica prej tyre presin që “Big Brother” t’ua ndryshojë drejtimin e jetës. Por a ndodh gjithmonë kështu? Sipas eksperiencave të mëparshme, kush ka këmbëngulur fort, diçka ka mundur të bëjë, por përsëri bota e televizionit të cilët ata e synojnë, mbetet akoma pak e largët. Ndërkohë, Olta Sheta, 22-vjeçarja nga Tirana e cila ishte njëra nga pjesëmarrëset e “Big Brother 3” nuk ka shprehur ndonjëherë interes për televizionin në kuptimin e spektaklit apo të angazhimeve të tërthorta që ai përmban, por për atë të reklamave, duke kërkuar që të jetë imazh i ndonjë kompanie apo produkti. Sipas informacioneve tona, ashtu siç kemi shkruar edhe më herët, sapo ka lënë shtëpinë e “Big Brother”, duket se sipërmarrës të ndryshëm nuk kanë ndenjur indiferentë ndaj Oltës. Në adresë të saj ka pasur mjaft kërkesa për atë fushë të cilën ajo e synon. Pak javë më parë, ne shkruam që një kompani ndërtuese i ofroi asaj 50 mijë euro në këmbim të imazhit të ofruar prej saj. Në fakt ne u interesuam për të parë se çfarë u bë me këtë ofertë, pasi kaloi aq kohë sa normalisht reklamën e kompanisë duket ta kishim parë të afishuar diku e bashkë me të edhe imazhin e vajzës bukuroshe. Por ja ku na vjen lajmi se në fakt Olta nuk ka pranuar të bëhet imazh i kësaj kompanie paçka se shuma ka qenë e konsiderueshme. Mesa duket, asaj nuk i është dukur e përshtatshme të jetë imazhi i një kompanie ndërtimi pasi mjafton të shohim spotet e ndryshme në botë dhe menjëherë do të vëmë re se për tipin e Oltës duhet një spot ku më së shumti bëhet një lidhje logjike mes sensualitetit të saj dhe produktit ku ajo bëhet dëshmitare. Ky ka qenë edhe qëllimi i Oltës, e cila pas refuzimit të kësaj ofete ka shqyrtuar raste të tjera të cilat janë më afër ambicieve të saj. Kështu gjatë kësaj kohe kemi mësuar se vajza seksi ka marrë oferta për të qenë figura promocionale e disa firmave pijesh, por edhe të disa qendrave estetike. Këto propozime janë nisur edhe nga fakti se Olta ka linja shumë të bukura dhe shfaqja e saj me rroba banjo ose me disa rroba seksi, do të tërhiqte mjaft vëmendjen. Nuk e dimë se për cilin nga këto propozime do të vendosë Olta, ndërkohë që është duke mbyllur edhe provimet e masterit. Paparaci ynë e gjeti këto ditë në lagjen e saj tek rruga e Durrësit, teksa po shëtiste me qenin e saj dhe i bëri disa foto. Siç shihet, Olta këto kohë është dobësuar akoma më shumë duke krijuar kështu linja perfekte. Të presim se çfarë lajmesh do të na vijnë në javën e ardhshme mbi impenjimin e saj si figurë promocioni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›